LAJMI I FUNDIT:

Si ta eliminoni erën e keqe të tymit të duhanit

Si ta eliminoni erën e keqe të tymit të duhanit

Truqe të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë ta eliminoni aromën e tymit të duhanit i cili është futur në mobilie, perde, veturë…

Natyrisht, është më e thjeshtë që të mos pini duhan. Edhe më pak e besueshme, gjithashtu, transmeton Telegrafi.


Opsioni i dytë është që të pini duhan në tarracë apo afër dritares së hapur, mirëpo njerëzit zakonisht bëhen të gatshëm që të shkundin cigaren aq shumë atëherë kur u lindin fëmijë, mirëpo nëse nuk veprohet kështu, vetëm kjo gjë ju mbetet ta bëni.

Aroma e keqe e tymit të duhanit i cili futet në mure dhe mobilie është si ankth, madje edhe për duhanxhinjtë, për joduhanxhinjtë as të mos flasim. Mirëpo, ekzistojnë disa truqe efikase të cilat mund t’ju ndihmojnë që ta zgjidhni këtë problem.

Soda e bikarbonatit

Qitni sodë bikarbonati nëpër mobilie dhe tepihë dhe lëreni të veprojë gjatë natës. Ajo di të thithë erën e keqe të tymit, por edhe aromat e tjera të pakëndshme dhe të nesërmen vetëm fshini mirë me thithëse pluhuri. Nëse tymi i duhanit ende ndihet, përsëriteni procedurën.

Amoniaku

Muret mund t’i trajtoni me amoniak të përzier me ujë apo me ndonjë mjet për pastrim me bazë amoniaku. Këto pjesë të hapësirave shpesh i lëmë pas dore, mirëpo më së shumti tym shtresohet pikërisht në to. Nëse kjo nuk ndihmon… nuk mund të bëni tjetër por t’i gëlqerosni muret.

Uthulla

Uthulla nuk ka aromë të këndshme, mirëpo fatmirësisht era e keqe e uthullës relativisht shpejt avullohet. Nëse rrobat apo jastëkët zbukurues kundërmojnë tym duhani, në një enë me ujë të nxehtë shtoni një filxhan uthull dhe lëreni nën rrjetën e tharjes së rrobave në të cilën keni varur rrobat “e tymosura”. Natyrisht, pjesët e vogla të gardërobës do t’i lani, mirëpo kjo nuk është metodë e keqe për pallto, xhaketa të trasha etj.

Uthulla mund të ndihmojë edhe në neutralizimin e tymit të duhanit nga hapësirat. Mjafton që të qitni uthull në enë të cekëta dhe t’i shpërndani nëpër shtëpi.

Qymyri

Enët e vogla të mbushura me copëza qymyri shpërndani nëpër hapësira në të cilat ndihet era e keqe e duhanit. Pas disa ditëve, qymyri do të duhej të “thithë” aromën e pakëndshme nga hapësirat.

Mollët

Mollët mund të ndihmojnë nëse situata nuk është tepër “dramatike”. Nëse keni pasur mysafirë dhe ju kanë tymosur hapësirën. Pritni mollët përgjysmë dhe shpërndani nëpër dhomë. Do të duhej shpejt të neutralizojnë aromën e pakëndshme.

Pastruesit me avull

Nëse asgjë nga këto që i thamë deri tani nuk ndihmojnë, muret, dyshemetë dhe mobiliet pastroni me pastrues avulli. Pastrimi i thellë do ta thithë edhe erën e keqe të cigareve.

Dhe, mos harroni që rregullisht t’i lani filtrat e kondicionerëve të ajrit, pasi që edhe në ta mbeten aromat e pakëndshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Thonë se kanë zemër të akullt: Tri shenjat më të ftohta të horoskopit

Thonë se kanë zemër të akullt: Tri shenjat më të ftohta të horoskopit

Astrologji
Kalo në kategori