Punëtorët e sektorit privat në Kosovë po vazhdojnë të përballen me shkeljen e të drejtave të tyre nga punëdhënësit. Shumë nga bizneset private kanë punëtorë pa kontrata ligjore, si dhe pa sigurim shëndetësor.
Derisa sektorët me shkeljet më të mëdha të drejtave të punëtorëve janë sektori ndërtimtarisë dhe ai gastronomisë, punëtorët të cilët ka intervistuar kp, kanë treguar se punojnë me orar të stërzgjatur, nuk kanë pagesë të rregullt, si dhe detyrohen të punojnë edhe vikendeve, ani pse e kanë ditë pushimi.
Ndërsa, nga Inspektorati i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Nikçi në lidhje me këtë çështje tha se për shkak të rasteve të shumta të shkeljeve të drejtave të punëtorëve, është rritur edhe numri i inspektorëve.
KP ka intervistuar njërën nga të punësuarat në njërin nga bizneset në kryeqytet, e cila tha se i është premtuar kontrata e punës nga punëdhënësi por se tashmë gati për tre vite punë, ajo ende nuk e posedon.
“Punoj gati tre vite këtu në market, kam orarin paradite nga ora 09:00 deri në ora 17:00, dhe mbas dite nga ora 14:00 deri në ora 22:00. Në fillim jemi marrë vesh me punuar me kontratë, më kanë thënë që mbas tre muajve e marrë kontratën po ende nuk e kam. Zakonisht kur marrë lëndimet i paguaj krejt shpenzimet vet dhe punoj me orar shtesë, mbas tetë orë pune, më duhet me qëndruar edhe mbas orari. Nuk paguhet as vikendi kur punoj”, tha një e punësuar.
Po ashtu, edhe një ish i punësuar në sektorin e ndërtimtarisë dhe gastronomisë, ka treguar se në dy punët që i kishte, ka qenë pa kontratë.
Ai tha se ka punuar në objekte të larta dhe se gjatë punës nuk ka pasur asnjë pajisje mbrojtëse për siguri.
“Unë kam qenë duke punuar ndërtimtari, kam qenë me një firmë në Prishtinë, nuk kam pasur as kontratë pune, as sigurim shëndetësor. Verës punojmë edhe ore shtesë, as ato nuk paguhen, ato i kemi vetëm rrogë bazë. Punojmë edhe dimrit, nuk kemi pajisje të punës, këpuca, as rripa të sigurisë, as jelek”, tha ish i punësuari.
Ai thotë se ka punuar edhe kamarier por se nuk ka pasur orar të rregullt pune.
“Përveç ndërtimtarisë, unë kam punuar edhe kamerier, edhe aty kam qenë pa kontratë, po nuk kam vazhduar me punuar se nuk ka pasur orar, kemi punuar edhe në festa gjithashtu”, shtoi ish i punësuar.
Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi ka treguar se vetëm gjatë vitit 2023 për shkelje të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, janë shqiptuar mbi 1000 gjoba. Sipas tij, ky numër i gjobave është shumë i lartë.
Nikçi potencoi se në rastet kur hasin në rrezikshmëri të jetës së punëtorëve, veprimi që ndërmarrin ata është mbyllja e kantierit deri në eliminimin e parregullsive.
“Inspektorati i punës gjatë vitit 2023, ka realizuar gjithsej 8114 inspektime. Targeti inspektimeve për këtë vit, 6400 inspektime dhe ne kemi realizuar 8114 inspektime, që i bie e kemi kaluar këtë target dukshëm. Gjatë vitit të kaluar, kemi trajtuar 1359 ankesa të cilat i kemi pranuar në shtatë regjionet ku ne operojmë. Për gjatë viti 2023, kemi shqiptuar 1053 gjoba ndaj subjekteve të cilat kanë shkelur të drejtat e punëtoreve nga marrëdhënia e punës, ashtu edhe nga siguria dhe shëndeti në punë.
Këtë rritje të dukshme të statistikave nga vitet paraprake, ne e kemi edhe me rritjen e numrit të inspektorëve. Kemi arritur të rekrutojmë 38 inspektorë të rijnë. Për 2024, planifikojmë të rekrutojmë edhe 60 inspektorë të rijnë duke rritur numrin total në 120 inspektorë të punës. Sektorët ku gjobat, inspektime janë kryer më shumë dhe shkeljet janë evidentuar shumë, është sektori i ndërtimtarisë, i cili ende mbetet sektori më problematik dhe në rritje e sipër dhe në këtë sektorë, shkeljet ndodhin më së shumti.
Shkelja më shumti ndodh në marrëdhënie pune, nga siguri dhe shëndeti, punëtorë pa kontrata, të padeklaruar, punëtorë pa pajisje mbrojtëse, helmetën, çizmet, dorezat, litarët dhe rripat e sigurisë. Në rast se inspektorët në punë shohin se po rrezikohet jeta e punëtorit në mënyrë të drejtpërdrejt kantieri i ndërtimi mbyllet deri në eliminimin e parregullsive”, tha Nikçi.
E sa i përket pagave në sektorin privat, në Sindikatën e Punëtorëve në Sektorin Privat, thotë se ende është në fuqi paga 130 euro dhe 170 euro, pagë kjo e cila është aprovuar në vitin 2011, dhe se deri më sot nuk ka ndryshuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

‘Merre Vetë dhe Shko’ – Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Ëmbëlsia e vikendit: Pse akullorja London Dairy është zgjedhja ideale për freskinë verore?

ETC ndan 7 vetura në 7 qytete të mëdha të Kosovës

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Viva Fresh Online me kampanjë ekskluzive në WebShop - 1000 konsumatorët e parë përfitojnë voucher prej 5€

Ëmbëlsia e vikendit: Pse akullorja London Dairy është zgjedhja ideale për freskinë verore?

Linda Premium Residence - Hapësira juaj e re për një jetë të rehatshme

Bitcoin arrin vlerën e 118 mijë dollarëve - pse po rriten kaq shpejt kriptovalutat?

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë