LAJMI I FUNDIT:

Ndërtesa e goditur në fillim të luftës u bë simbol i tmerrit rus në Ukrainë – por ja si duket sot!

Ndërtesa e goditur në fillim të luftës u bë simbol i tmerrit rus në Ukrainë – por ja si duket sot!

Ishte data 26 shkurt e vitit 2022, dita e tretë e agresionit rus në Ukrainë dhe bota ishte ende në mosbesim se dikush kishte nisur një pushtim të kësaj shkalle në Evropë, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Reklama

Rusët, pasi e gënjyen botën për muaj të tërë se nuk po përgatiteshin për luftë, dy ditë më parë, më 24 shkurt, sulmuan Ukrainën – thuajse nga të gjitha anët.

Ata nxituan në mënyrë të pandalshme drejt qyteteve më të mëdha dhe shumë besuan në atë kohë se ishte vetëm çështje ditësh para se të hynin në Kiev.

Në mëngjesin e asaj të shtune, pamjet e një rrokaqiell në Kiev u përhapën në rrjetet sociale, e më pas në mediat botërore. Ai u godit, siç u tha, nga një raketë ruse, përcjell Telegrafi.

Rusët më vonë do të përpiqeshin ta mohojnë një gjë të tillë dhe të fajësojnë ukrainasit për gjithçka.

Ndërtesa u rinovua më pak se një vit pasi u godit. Ajo thuhet se është rinovuar me para publike, por edhe me donacione të mbledhura prej muajsh.

Dhe fotot para dhe pas janë publikuar në faqen zyrtare të Ukrainës në Facebook.

“Në shkurt të vitit 2022, raketa ruse goditi një ndërtesë banimi në Avenue Lobanovskyi në Kiev, një foto e së cilës tmerroi të gjithë botën dhe tregoi qëllimet e vërteta të Rusisë. Rusia mendonte se duke kryer këtë krim lufte do ta detyronin shpirtin ukrainas të thyhej dhe të dorëzohej. Por megjithatë, ukrainasit vazhdojnë të luftojnë. Pothuajse një vit më vonë, ndërtesa është rinovuar. Dëmet e saj nuk duken më, por gjurmët e saj janë përgjithmonë në zemrat tona. Çdo rindërtim i ri le të shërojë plagët tona dhe të bëhet simbol i së ardhmes sonë të pathyeshme”, thuhet në përshkrimin e fotografive të publikuara së fundmi. /Telegrafi/


Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit filmuan me dron një qytet të përmbytur që është nën kontrollin e rusëve, nënë e bir luten t'i shpëtojnë nga çatia e shtëpisë së tyre

Ukrainasit filmuan me dron një qytet të përmbytur që është nën kontrollin e rusëve, nënë e bir luten t'i shpëtojnë nga çatia e shtëpisë së tyre

Evropa
Ekipi i BBC-së detyrohet ta ndërpresë intervistën për shkak të granatimeve ruse në Kherson

Ekipi i BBC-së detyrohet ta ndërpresë intervistën për shkak të granatimeve ruse në Kherson

Evropa
“Qeveria e Serbisë me deklarata nxitëse”, OKB: Të merren masa kundër kësaj retorike

“Qeveria e Serbisë me deklarata nxitëse”, OKB: Të merren masa kundër kësaj retorike

Serbia
Ukrainasit publikojnë pamjet, të cilat pretendohet se shfaqin momentin e një shpërthimi në digën Nova Kakhovka

Ukrainasit publikojnë pamjet, të cilat pretendohet se shfaqin momentin e një shpërthimi në digën Nova Kakhovka

Evropa
Nëna nga Australia ia dorëzon foshnjën një burri që t’i bashkohet rrahjes masive në market – pamjet shokojnë opinionin

Nëna nga Australia ia dorëzon foshnjën një burri që t’i bashkohet rrahjes masive në market – pamjet shokojnë opinionin

Australia
Ish-zyrtari i inteligjencës amerikane thotë SHBA ka fluturake të paprekura aliene

Ish-zyrtari i inteligjencës amerikane thotë SHBA ka fluturake të paprekura aliene

Amerika
Kalo në kategori