Pas bisedimeve të zhvilluara të dielën midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ekipit të tij dhe të dërguarve të paqes amerikane Jared Kushner dhe Steve Witkoff në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, presidenti ukrainas tha se lufta me Rusinë "për momentin" ka të ngjarë të vazhdojë deri në dimër.

"Shpresojmë shumë që do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje me partnerët tanë amerikanë dhe mbështetemi në mbështetjen e partnerëve tanë evropianë nëse lufta vazhdon në dimër - dhe kështu duket për momentin", ka thënë Zelensky, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


E Witkoff shtoi se do të duhej një marrëveshje që duhet parë nga të dyja palët.

Kjo iIshte hera e parë që Witkoff dhe Kushner udhëtonin në Kiev, të cilët dhanë reagime pozitive për bisedimet, megjithatë nuk njoftuan ndonjë përparim për t'i dhënë fund luftës me Rusinë.

"Mendojmë se kemi elemente për të arritur në atë pikë", tha ai.

"Kemi pasur një diskutim shumë kuptimplotë, substancial, të rëndësishëm, dhe jemi shumë të inkurajuar dhe mezi presim ta vazhdojmë këtë për aq kohë sa të duhet".

Kushner shtoi: "Shpresojmë që ky udhëtim të ketë dalë me disa mënyra të reja për të ecur përpara. Mendoj se kemi mësuar shumë nga udhëtimi".

Ndërkohë, sipas Zelenskyt, të tjera bisedime me përfaqësuesit britanikë, gjermanë dhe francezë ishin ende duke vazhduar.

Kujtojmë se një ditë më parë, Witkoff, i cili është aleati i biznesit i presidentit të SHBA-së, Trump, dhe Kushner, i cili është dhëndri i Trump, kishin udhëtuar për në Moskë për t'u takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Më pas ata mbërritën në Kiev në të njëjtën mënyrë si të gjitha delegacionet e tjera, me tren, me mbishkrimin "Peace Express" të shkruar në platformën e Stacionit Qendror të Kievit.

Megjithëse Zelensky tha se "gjithçka" ishte përgatitur "për t'i bërë aeroportet tona funksionale", sulmet ruse e përjashtuan këtë mundësi.

Si Putin ashtu edhe Zelenskyy janë zotuar të mos nisin sulme ndaj Moskës dhe Kievit gjatë kohës që të dërguarit e SHBA-së zhvillojnë bisedime. /Telegrafi/