Trump ndan një video ku sugjeron që "New Mexico" duhet të riemërtohet "New America"

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një video që duket se tregon fjalën "Mexico" të hequr nga emri i shtetit amerikan të New Mexico dhe të zëvendësuar me "Amerika".
Trump nuk dha një shpjegim për postimin në platformën e tij Truth Social, duke e lënë të paqartë nëse videoja ishte retorike apo pasqyronte ndonjë plan nga administrata e tij për të riemërtuar shtetin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Postimi vjen pas përpjekjeve të mëparshme të Trump për të riemërtuar disa “pika gjeografike”.
Më 20 janar 2025, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që bënte riemërtimin e Gjirit të Meksikës si Gjiri i Amerikës, një veprim i kundërshtuar nga Meksika.
Many people suggested changing the name of New Mexico, one of the great vote cheating states of all time, to NEW AMERICA. So much more prestigious and beautiful for the people of that potentially incredible State. Wow, I Love It!!! President DONALD J. TRUMP
( TS: Sep 6 2026,… pic.twitter.com/q9uTdIDFhT
— Commentary Donald J. Trump Truth Social Posts On X (@TrumpTruthOnX) September 6, 2026
Më 27 gusht, ai nënshkroi një urdhër tjetër që riemëronte Liqenin Ontario si "Liqeni Amerika" mes përshkallëzimit të tensioneve tregtare me Kanadanë. /Telegrafi/



































