LAJMI I FUNDIT:

Ndërtesa e famshme e Nju Jorkut “Chrysler Building” është në shitje, por pa çmim (Foto)

Ndërtesa e famshme e Nju Jorkut “Chrysler Building” është në shitje, por pa çmim (Foto)

Ndërtesa, “Chrysler Building” që llogaritet një nga më të famshmet e Nju Jorkut është vënë në shitje – por së paku deri më tani, nuk ka ndonjë çmim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Struktura Art Deco, një nga ndërtesat më të rëndësishme të qytetit, është vendosur për shitje nga pronarët e saj, firma investuese Emirate, Mubadala dhe Tishman Speyer.


Megjithatë, një burim i afërt me shitjen ka thënë se pronarët nuk kanë vendosur një çmim të shitjes.

Ndërtesa gati 90 vjeçare, e cila ndodhet në mes të Manhattan, u ble nga Mubadala në vitin 2008 për 800 milionë dollarë, për 90% të aksioneve.

Ndërsa Tishman Speyer, e cila bleu të gjithë ndërtesën për rreth 210-250 milionë dollarë në vitin 1997, mbajti 10% të aksioneve.

Shitja vjen në një kohë testimi për tregun e pasurive të patundshme në Nju Jork, veçanërisht në Manhattan.

Sipas mediave, blerësit potencialë do të duhet të marrin parasysh marrëveshjen e cila kërkon një rritje të qirasë nga 7.8 milionë dollarë në vitin 2017 në 32.5 milionë dollarë nga 2019-2027. /Telegrafi/