LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë 9-vjeçarja e cila kishte rënë dje në një pishinë në Ferizaj

Ndërron jetë 9-vjeçarja e cila kishte rënë dje në një pishinë në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Pasditen e së enjtes një vajzë e moshës 9-vjeçare kishte rënë në një pishinë në Ferizaj, ndërsa e njëjta sot ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Major Mehmetali Hajdini, shef i operativës rajonale në Policinë e Ferizajt.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes, ndërsa tha se 9-vjeçarja fillimisht ishte ndihmuar nga të pranishmit në pishinë, ndërsa ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tu referuar pastaj në Prishtinë.

“Dje rreth orës 16:00-17:00, kemi marrë informacione se një fëmijë, e moshës 9-vjeçare, ka rënë në pishinë, derisa ka qenë aty, pastaj është tërhjek nga aty prej disa personave, ku i është kthyer pulsi i zemrës dhe frymëmarrja dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj e pastaj në Prishtinë”, tha Hajdini për Telegrafin.

Hajdini njoftoi se mesditën e sotme, e njëjta ka ndërruar jetë sot në mesditë, ndërsa tha se trupi i saj i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot në mesditë e kanë konfirmuar se nuk ka mund të mbijetoj dhe ka ndërruar jetë. E njëjta është nga një fshat i komunës së Ferizajt. Trupi i saj është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion, njësitet policore në bashkëpunim me inspektorët komunal i kanë marrë të gjitha veprimet”, tha Hajdini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

SHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare

“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare

Lajme
​Rama

​Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori