LAJMI I FUNDIT:

Ndërrohet gjyqtari në gjykimin e Ukë Rugovës

Ndërrohet gjyqtari në gjykimin e Ukë Rugovës
Foto ilustruese

Është ndërruar gjyqtari në gjykimin e Ukë Rugovës dhe të akuzuarve tjerë në lidhje me dhënien e paligjshme të vizave italiane shengen.

Gjyqtari EULEX-it Victor Partal nuk do ta drejtojë më gjykimin kundër Ukë Rugovës dhe 19 të akuzuarve tjerë për dhënien e paligjshme të vizave italiane shengen në këmbim të pagesës për to.


Në vend të Partalit këtë proces gjyqësor e ka marrë gjyqtari tjetër i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, Vladimir Micula.

Në rastet kur ndërrohet gjyqtari, proceset kthehen në fillim, për ky proces edhe ashtu sapo ka nisur dhe deri tash është mbajtur vetëm seanca fillestare kur është lexuar aktakuza.

Në seancën e sotme është duke munguar ish-ministri i Kulturës Astrit Haraqija që sipas avokatit të tij ndodhet jashtë vendit.

Ukë Rugova dhe të akuzuarit tjerë u deklaruan të pafajshëm në seancën e 30 gushtit kur atyre iu lexua aktakuza.

Përveç Rugovës, pjesë e këtij procesi gjyqësor janë edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga maji 2011 deri më shkurt 2014, djali i ish-presidentit historik të Kosovës Ukë Rugova ishte drejtues i një grupi kriminal i cili në këmbim të një shume prej 3000-4000 mijë eurove siguroi 556 viza shengen për 526 persona të ndryshëm nga gjithsej 614 aplikacione për vizë sa ishin bërë në ambasadën italiane në Kosovë.

Po ashtu sipas prokurorisë, këto viza ishin afatshkurtra për turizëm 30 ditor dhe të vlefshme për 6 muaj.

38 aplikacione për vizë italiane shengen janë gjetur edhe gjatë bastisjes në vendbanimit të Ukë Rugovës të urdhëruara nga prokurori i EULEX-it.

Sipas prokurorisë, qëllimi i këtij grupi ka qenë të sigurojë përfitim material duke furnizuar individë me viza shengen nga ambasada italiane në Prishtinë, viza të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme përmes shtrembërimit dhe korrupsionit.

Sipas aktakuzës së prokurorit Cansick, Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar nga Prokuroria Italiane në Romë një kopje të dosjes së tyre lidhur me këto viza ku ndër të tjera përfshihet edhe emri i ish-ambasadorit italian në Kosovë, MIchael Giffoni, zyrtarit administrativ, Fawzi Habbib si dhe punonjësit lokal të ambasadës italiane në Kosovë, Florian Petani.

Në periudhën për të cilën akuzohet, Ukë Rugova ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, i zgjedhur në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së, ndërsa më vonë u bë pjesë e grupit parlamentar të AKR-së./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori