LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet komunikacioni në rrugën Gradsko-Prilep

Ndërpritet komunikacioni në rrugën Gradsko-Prilep
Foto: Ilustrim

Komunikacioni në rrugën Gradsko-Prilep është tërësisht i ndërprerë për shkak të një aksidenti në komunikacion, njoftojnë LAMM.

“Nga ora 11:30 komunikacioni në rrugën rajonale Gradsko-Prilep, tek vendi “Kamen Dol” është tërësisht i ndërprerë për shkak të një aksidenti në komunikacion. Komunikacioni është transferuar nëpër rrugë dytësore”, thonë nga LAMM.


Në rrugën tjera në vend komunikacioni po zhvillohet në rrugë të thata, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/