LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet greva e minatorëve në Stantërg

Ndërpritet greva e minatorëve në Stantërg
Foto: Ilustrim

Është ndërprerë greva e minatorëve të horizontit të njëmbëdhjetë të minierës së kombinatit “Trepça” në Stantërg, ku kishte nisur në orët e mëngjesit të ditës së hënë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri Haki Abazi.


Sipas Abazit, kjo ndërprerje e grevës është bërë pasi janë diskutuar të drejtat dhe kushtet e punës.

“Mbrëmë në orët e vona e deri në orët e para të mëngjesit jemi takuar me 35 minatorë, së bashku me kryetarin e Mitrovicës, zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe drejtorin e kombinatit ‘Trepça’. Në nivelin e 11-të të minierës ‘Stan Terg’ të Mitrovicës, kemi diskutuar gjatë për të drejtat dhe kushtet në punë. Dolëm së andejmi, duke u pajtuar për të vazhduar përpjekjet zgjidhjen e problematikave të grumbulluara me dekada, në këtë sektor me rëndësi kombëtare për ekonominë e Kosovës”, shkruan Abazi në Facebook, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, është një grup tjetër i qytetarëve që kishin konkurruar në këtë konkurs dhe nuk janë pranuar, të cilët kanë protestuar për disa ditë para minierës së “Trepçës”.

Ata javën e kaluar kanë pasur takim me kryeministrin Albin Kurti, i cili u ka premtuar anulimin e konkursit. /Telegrafi/