LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet furnizimi me ujë në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë

Ndërpritet furnizimi me ujë në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se në lagjen “Taslixhe” të kryeqytetit ka ndodhur një defekt në një tubacion të ujit.

Me këtë rast, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit e kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm.


“Linja e cila ka pësuar defekt është linjë azbest cement DN 100 mm. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të inspektuar dhe po ashtu disa ekipe shtesë për të analizuar dhe vlerësuar dëmet”, njofton kompania.

Po ashtu, KRU “Prishtina” njofton se ekipet e mirëmbajtjes janë organizuar shpejtë për të sanuar gjendjen në mënyrë që konsumatorëve të zonës të iu rikthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë. /Telegrafi/