LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrjet publike në Maqedoni thellojnë borxhet

Ndërmarrjet publike në Maqedoni thellojnë borxhet

Një pjesë e madhe e ndërmarrjeve publike në Maqedoni edhe gjatë vitit 2018 janë radhitur në krye të listët së borxhlinjve ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Në mesin e tyre janë Hekurudhat e Maqedonisë, Rrugët e Maqedonisë, Radiotelevizioni i Maqedonisë, ndërmarrjet komunale të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, etj.


Ndërkohë, me ndryshimet e reja ligjore të propozuara nga shumica parlamentare, të gjitha ndërmarrjet publike parashihet që të kenë edhe nga një zëvendësdrejtor. Kjo ka nxitur reagimin e opinionit publik.

Organizatat joqeveritare kanë theksuar se në këtë mënyrë vetëm se do të bëhen shpenzime plotësuese për të kënaqur apetit e partive në pushtet, përkatësisht për të sistemuar, siç thuhet, “ushtarët partiakë”.

Nga ana tjetër ministri i Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski, ka thënë se zëvendësdrejtorë parashihet vetëm 12 ndërmarrje publike që i ka themeluar Qeveria, të cilat me vite të tëra punojnë keq dhe kanë humbje të mëdha.
Mançevski ka bërë të ditur se Qeveria po punon në hartimin e një ligji të ri për shërbim publik, ku do të dihet konkretisht se kush çfarë punon, që sipas tij, bazament kryesor do të jetë llogaridhënia.

Përderisa ekspertët e ekonomisë problemin me thellimin e borxheve të ndërmarrjeve publike e shohin te menaxhimi i keq i ndërmarrjeve, stafi i tepërt, punësimet partiake, por edhe në moszbatimin e Ligjit për disiplinë fiskale.
Eksperti i ekonomisë, Borçe Trenovski, për Radion Evropa e Lirë thotë se në Maqedoni ekzistojnë më shumë ndërmarrje publike, të cilat aspak nuk janë të nevojshme sepse veprimtaria që ushtrojnë mund të rregullohej në një mënyrë shumë më pak të kushtueshme.

“Një pjesë e madhe e ndërmarrjeve publike janë të stërngarkuara. Kemi një numër të madh të personave që janë të sistemuar në ndërmarrjet publike sepse këto institucione janë të parat ato që i nënshtrohen presonit politik, për të zgjidhur problemin e punësimit të aktivistëve partiakë. Kemi të bëjmë një menaxhim shumë të keq të këtyre institucioneve sepse drejtuesit e këtyre institucioneve ndryshojnë shumë shpesh dhe janë të ekspozuar ndaj influencës së politikës”, Trenovski.

Ndërkaq nga Drejtoria e të Ardhurave Publike theksojnë se janë duke punuar që të gjendet një modalitet për krijimin e kushteve që kompanitë t’ia kthejnë borxhin njëra-tjetrës, me këtë të mundësohet që ekonomia do të shkojë përpara.
“Kemi realizuar shumë biseda me kryetarët e komunave si edhe ndërmarrjeve publike të cilat janë nën kompetencat e komunave, varësisht në cilin rajon ata veprojnë, për të gjetur një zgjidhje që ato të ndihmojnë njëra-tjetrën sepse këtë e mundëson edhe ligji, përkatësisht riprogramimi i borxheve, por kjo gjë, duhet të pranohet, shkon shumë vështirë sepse bëhet fjalë për borxhe që janë shtresuar me vite”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Sanja Llukarevska, drejtoreshë e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Ekspertët e ekonomisë thonë se mungesa e llogaridhënies ka bërë që të instalohet praktika e keqmenaxhimit të ndërmarrjeve publike në Maqedoni.

Alaudin Zeqiri, ekspert i ekonomisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se përderisa themelues i ndërmarrjeve publike është Qeveria dhe njësitë e vetadministrimit lokalë, kjo bën që drejtuesit e këtyre institucioneve pa u shqetësuar të krijojnë borxhe ,sepse sipas klauzolës juridike, themeluesi është i obliguar të mbulojë borxhet ose në rast se ndërmarrja shënon saldo pozitive, që shumë rrallë ndodh, e merr benifitin në fund të vitit kalendarik.
“Derisa krijohen borxhe dhe ato vazhdojnë të mbulohen në mënyrë ta paligjshme nga ana e themeluesve, qoftë të jetë kjo Qeveria apo njësitë e vetadministrimit lokalë, bisedohet për shmangie të përgjegjësisë menaxheriale”.

“Kjo çështje duhet të merret si parametër kryesor që kërkon zgjidhje. Duhet të hartohet një plan aksional që ndërmarrjet publike të mund të dalin nga borxhet në një situatë të zeros pozitive dhe pastaj të kërkohet që këto ndërmarrje të ecin nga saldoja pozitive, në të kundërtën duhet të përgjigjen drejtuesit pse gjërat kanë shkuar keq”, thotë Zeqiri.

Ndërkohë për vitin 2019 është hartuar buxheti më i madh në historinë e shtetit të Maqedonisë në vlerë prej 3.9 miliardë eurosh, nga i cili një pjesë e konsiderueshme është paraparë të shpenzohet për rritjen e pagave të punonjësve që marrin rrogë nga buxheti i shtetit./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori