LAJMI I FUNDIT:

Ndërkombëtarët i kthejnë shpinën Gruevskit (Video)

Ndërkombëtarët i kthejnë shpinën Gruevskit (Video)

Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja kanë humbur mbështetjen edhe të partisë simotër evropiane. Eurodeputeti Knut Fleckestein, i cili është pjesë e katërshes evropiane që ndërmjetëson zgjidhjen e krizës në Maqedoni theksoi shprehimisht se askush në Bruksel nuk mbështet politikat e OBRM-PDUKM-së e cila bllokon formimin e institucioneve.

“Nëse pas zgjedhjeve ka koalicion prej 67 deputetëve, atëherë ai duhet të ketë mundësi për të formuar Qeveri. Por e dimë që VMRO DPMNE nuk dëshiron të bëjë lëvizje dhe për këtë arsye mendoj se votuesit duhet ta dinë se me të vërtetë nuk ka askush në BE, as grupi simotër i Gruevskit që e mbështet këtë politikë”, deklaroi Fleckenstein.


Fleckenstein thekson se me kolegun i tij Eduard Kukan janë munduar duke dhënë mesazhe të qarta gjatë vizitës së tyre. Por ai shton se në Maqedoni kur është vonë – me të vërtetë është tepër vonë.

“Unë jam shumë i shqetësuar rreth kësaj situate sepse të gjithë e dinë se si funksionon demokracia, por ata që janë në pushtet nuk duan që kjo të ndryshojë dhe të shkojnë në opozitë, dhe nuk jam i sigurt se si ne mund të ndikojmë. Nëse themi që të “emërojmë dhe të turpërohemi” është shumë e rëndësishme, të gjithë me kujdes të shikojmë në grupacionet tona politike”, shtoi Fleckenstein.

Gjatë vizitës së fundit komisioneri evropian, Johanes Han dhe eurodeputetët Vajlg, Kukan dhe Flekenshtajn, u takuan me liderët e partive politike, por jo edhe me presidentin Ivanov. Nga zyra e tij thanë që terminin për takim ua lënë anëtarëve të nismës “Për Maqedoni të përbashkët.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori