LAJMI I FUNDIT:

Ndërhyn për të ndaluar sherrin, përfundon i plagosur rëndë polici në Pilur të Himarës

Ndërhyn për të ndaluar sherrin, përfundon i plagosur rëndë polici në Pilur të Himarës

Një sherr mes disa personave ka ndodhur të martën rreth orës 23:00 te kthesa e fshatit Pilur.

Një 28-vjeçar me profesion polic, ishte jashtë orarit të shërbimit kur kaloi aty pranë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.


Në këtë kohë, një 60-vjeçar i cili ishte pjesë e sherrit masiv e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Duke përfituar nga errësira, autori është larguar menjëherë.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të Forcave të ndërhyrjes së Shpejtë dhe të forcave operacionale të Policisë së Vlorës.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/