LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e 50 eurove për sektorin publik, Azemi: Vendimi është diskriminues, Qeveria nuk është e punëtorëve privat

Ndarja e 50 eurove për sektorin publik, Azemi: Vendimi është diskriminues, Qeveria nuk është e punëtorëve privat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta vazhdoj edhe për muajin janar shtesën prej 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Mirëpo, ata që nuk do të përfitojnë nga kjo ndihmë janë punëtorët e sektorit privat.


Këtë vendim, kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi e ka quajtur diskriminues.

Azemi në një përgjigje për Telegrafin është shprehur se Qeveria e Kosovës nuk është për punëtorët e këtij sektori.

“Është një vendim diskriminues, ku këto vendime kanë mund të merren në vitet e 90-ta. Të bësh një lloj ndarje të këtyre punëtorëve, ku përbën pjesën më të madhe që paguajnë tatimet dhe janë simuluesi më i madh i arkës së shtetit dhe kur dihet që punëtorët e sektorit publik janë dy deri në trefish me paga më të mëdha, kjo në të vërtet nuk do koment”, tha Azemi.

Sipas tij, vazhdohet të bëhet padrejtësi karshi punëtorëve privat.

“Të mos stimulohet një punëtor që merr pagë 170 euro, e të stimulohet ai që merr 1,700 euro, e kjo është hera e katërt që bëhet kjo padrejtësi. Kjo qeveri nuk është e punëtorëve privat”, shtoi ai.

Ndahen 50 euro shtesë për të gjithë punëtorët e sektorit publik
Lexo po ashtu Ndahen 50 euro shtesë për të gjithë punëtorët e sektorit publik

“Për derisa ne jemi sektor prodhues, e ai publik konsumues, pra nga këtu kuptojmë se laku është futur te punëtorët e sektorit privat. Kjo qeveri nuk është për punëtorët e sektorit privat”, përfundoi Azemi.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e 121-të të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në muajin shkurt.

“Për të mbuluar hendekun deri në muajin shkurt, edhe kur priten të ekzekutohen pagat me Ligjin e ri të Pagave. Ky propozim ka të bëjë në kuadër të shtesës së Pakos me Përballjen me Inflacionin”, tha Murati në arsyetimin e vendimit.

Shtesat nga 50 euro për sektorin publik pati nisur në muajin shtator 2022.

Po ashtu, në këtë mbledhje është marr vendimi për t’i ndarë nga 60 euro shtesë për personelin shëndetësor. /Telegrafi/