LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e 100 eurove për sektorin privat – dalin pagesat edhe për mbi 14 mijë punëtorët e tjerë

Ndarja e 100 eurove për sektorin privat – dalin pagesat edhe për mbi 14 mijë punëtorët e tjerë

Ministri i Financave, Hekuran Murati njofton se janë ndarë 100 eurot për mbi 14 mijë punëtorët e tjerë, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor.

Sipas Muratit, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në e-mail vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar.

“Sot është procesuar pagesa prej 100 euro për 14,042 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor. Njëkohësisht, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në email edhe vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar (paga mbi 1,000 euro, kanë përfituar njëherë nga masa, aplikime të dyfishta etj.)”, njofton Murati.

Reklama

Muaj më parë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Reklama

Për punëtorët që kanë pagë më të lartë se 1,000 euro dhe punëtorët që nuk kanë qenë të regjistruar në muajin shkurt, sipas Qeverisë nuk mund të përfitojnë këto subvencione nga shteti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania miraton Projektligjin që lejon ardhjen e 50 mijë punëtorëve në vit nga Ballkani, këto janë lehtësimet për t'u pajisur me vizë

Gjermania miraton Projektligjin që lejon ardhjen e 50 mijë punëtorëve në vit nga Ballkani, këto janë lehtësimet për t'u pajisur me vizë

Botë
Kosova ka thëngjill me bollëk, por importon nga jashtë

Kosova ka thëngjill me bollëk, por importon nga jashtë

Ekonomi
Punime për siguri në rrjet, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Punime për siguri në rrjet, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Ekonomi
WSJ: Ekonomia ruse drejt kolapsit, lufta dobësoi të ardhurat dhe frenoi investimet

WSJ: Ekonomia ruse drejt kolapsit, lufta dobësoi të ardhurat dhe frenoi investimet

Botë
Formalizmi i punësimit mbetet sfidë, kërkohet zbatimi i të drejtave për punëtorët në Kosovë

Formalizmi i punësimit mbetet sfidë, kërkohet zbatimi i të drejtave për punëtorët në Kosovë

Ekonomi
Shoku po ndryshon - Telegrafi po sjell përjetimin e ri mediatik

Shoku po ndryshon - Telegrafi po sjell përjetimin e ri mediatik

Albert Spahiu
Kalo në kategori