Autoritet e aeroportit në Chennai të Indisë, e kanë ndaluar një udhëtar nga Bangkoku i Tajlandës, të cilit i gjetën në çantë një leopard të vogël.

Gjallesa që besohet se ka ardhur në jetë para një muaji, nuk peshon më se një kilogram, ndërsa ishte lodhur nga qëndrimi mbyllur në një shportë plastike, të vendosur brenda çantës, transmeton Telegrafi.

“Nga bagazhi tij dëgjoheshin zhurma, andaj iu kërkua ta hapte dhe aty u bë zbulimi i pazakontë” ka thënë njëri prej rojave.

Identiteti i udhëtarit nuk është bërë i ditur, ndërsa rastin po e heton byroja që merret me shkeljet lidhur me botën e egër.

Pamjet që janë shpërndare së fundmi, tregojnë punonjësit e stafit teksa përpiqen ta ushqejnë leopardin dhe kujdesen për të, derisa ta marrin autoritet për ta dërguar në ndonjë kopsht zoologjik. /Telegrafi/