Ndalohet shoferi i cili dje me automjet transportues goditi për vdekje një këmbësor në rrugën Prilep – Gradsko

MPB Maqedoni njofton se dje (11.05.2026), në orën 18:05, në NJPB Kavadar u njoftua se në rrugën rajonale Prilep–Gradsko, automjeti transportues „Skania“ me rimorkio me targa të Kavadarit, i drejtuar nga R.J. (45) nga Kavadari, ka goditur këmbësorin K.Gj. (89) nga komuna e Rosomanit. Si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen.
"Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Është bërë hetim nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i NJPB Kavadar, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit, shoferi R.J. është privuar nga liria, ndërkaq pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
47 minutes ago




















































