Ndalohen tre të rinj në Tetovë, kapen me marihuanë

SPB Tetovë Ndalohen dy persona në Tetovë, prishën rendin dhe qetësinë publike
MPB Maqedoni njofton se dje (04.06.2026) në ora 20:50 në kryqëzimin e rrugës "172" dhe rrugës "Ilinden" në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.S.(26), A.I.(20) dhe A.V.(21), të gjithë nga fshati Pallçisht i Poshtëm i Tetovës.
Siç thonë nga SPB, tek ata është gjetur dhe sekuestruar marijuanë dhe një grirëse.
"Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.
Nga
Telegrafi
4 orë më parë


































