Një natë më parë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën Klinë-Gjakovë, gjegjësisht në fshatin Volljakë, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur, pesë persona janë arrestuar dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi po ashtu tha se gjatë ditës do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të të dyshuarve.

“Mbrëmë pas të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur të cilët gjenden në trajtimin mjekësor të spitalit rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në institut për obduksion. Pesë persona janë arrestuar dhe të njëjtit janë ndalur për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, gjithashtu gjatë ditës do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të të dyshuarve”, ka thënë Nikçi për Telegrafi.

Pesë të arrestuar për rastin tragjik në Klinë, Policia jep detaje Pesë të arrestuar për rastin tragjik në Klinë, Policia jep detaje

Ndërkaq, edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Telegrafin se tre persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Ai tha se personat e lënduar janë duke u trajtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Pesë të arrestuar për rastin tragjik në Klinë, Policia jep detaje Pesë të arrestuar për rastin tragjik në Klinë, Policia jep detaje

“Rreth orës 20:43 Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur… Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, deklaroi Gashi.

Bëhet e ditur se pesë personat e arrestuar janë të të njëjtit mbiemër.

Pos policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe dy prokurorë nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës. /Telegrafi/