LAJMI I FUNDIT:

​Ndalohen 13 persona lidhur me procesin zgjedhor, përfshirë shitblerje të votave

​Ndalohen 13 persona lidhur me procesin zgjedhor, përfshirë shitblerje të votave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se deri në ora 22:50 në tërë territorin e Kosovës, lidhur me procesin zgjedhor janë regjistruar gjashtë raste me 14 persona, prej tyre 13 janë të ndaluar.

Në Komunën e Kllokotit janë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale cenim i përcaktimit të lirë të votuesve dhe dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.


Në Suharekë është ndaluar një person, për veprën penale pengimi i procesit të votimit.

Në Malishevë janë ndaluar tre persona, në dy raste të ndara, ku dy persona janë për veprat penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin dhe një person për veprën penale pengimi i procesit të votimit.

Në Komunën e Skenderajt fillimisht janë ndaluar tre persona, ndërkaq njëri nga ta pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët vazhdojnë të mbahen në ndalim, me dyshimin se kanë kryer veprën penale cenim i fshehtësisë së votimit.

Në Komunën e Fushë Kosovës janë ndaluar tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale falsifikimi i rezultateve të votimit.

Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtarë të të gjitha votave, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori