LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i përdorimit të dinarit serb, Bislimi: Rregullorja e BQK-së nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel

Ndalimi i përdorimit të dinarit serb, Bislimi: Rregullorja e BQK-së nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka sqaruar konfuzionin rreth rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për “Operacionet me Para të Gatshme”, e cila u miratua në fund të dhjetorit.

Sipas zëvendëskryeministrit, rregullorja nuk sjell ndonjë ndryshim në listën e mjeteve të lejuara të pagesave, duke përputhur të gjitha specifikat me neni 11 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.


Bislimi theksoi se në Republikën e Kosovës monedha e vetme e lejuar për përdorim si mjet pagese është Euro, dhe se BQK vazhdon të jetë autoriteti i pavarur bankar në vend, siç është paraparë në këtë nen të Kushtetutës.

Ai vuri në dukje se çdo sugjerim për anulimin e përdorimit të dinarit është i pavend pasi kurrë nuk ka qenë i lejueshëm.

Zëvendëskryeministri shtoi se asnjë valutë tjetër rajonale, duke përfshirë dinarin, të asnjë shteti fqinj nuk është përmendur në këtë rregullore prej 40 faqesh.

“Çdo interpretim tjetër është i pasaktë dhe ka për qëllim manipulimin e opinionit publik,” tha Bislimi, duke nënvizuar rolin e BQK-së në dizajnimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e politikave monetare.

​Ndalimi i dinarit serb, buxheti i Kosovës do të ketë përfitime
Lexo po ashtu ​Ndalimi i dinarit serb, buxheti i Kosovës do të ketë përfitime

Bislimi gjithashtu potencoi se, në ushtrimin e funksioneve të saj, BQK është e kufizuar nga një sërë instrumentesh ligjore vendore dhe ndërkombëtare.

“Këto përfshijnë Kushtetutën e Kosovës, Kodin Penal, dhe ligjet për Bankën Qendrore, si dhe ato për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, përveç që janë rregullore dhe direktime nga institucione ndërkombëtare”.

Bislimi nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përcaktimit të qartë të valutës që lejohet në transaksionet, duke theksuar se në Kosovë është lejueshme vetëm përdorimi i Euros.

Ai paralajmëroi se qytetarët që veprojnë kundër këtyre rregullave janë në anën e gabuar të ligjit.

Në fund, zëvendëskryeministri hodhi poshtë pretendimet se rregullorja është produkt i negociatave politike në Bruksel dhe sqaroi se ajo nuk ka si të ketë ndikim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai theksoi se transparenca në importin e valutave të huaja dhe konvertimi i tyre në Euro nuk ndikon negativisht në ekonominë e përgjithshme dhe nuk shkakton krizë humanitare./Telegrafi/