LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i furnizimit me gaz nga Rusia, nxit debat në Gjermani

Ndalimi i furnizimit me gaz nga Rusia, nxit debat në Gjermani

Përfaqësuesit politikë dhe sindikalistë gjermanë janë shprehur sërish kundër një ndalimi të menjëhershëm të importeve ruse të energjisë.

Presidenti i Sindikatës së Industrisë së Minierave, Kimikateve dhe Energjisë, Michael Vassiliadis tha se furnizimi me energji i Gjermanisë ndodhet në mes të një transformimi.


“Kjo kërkon kohën e vet. Heqja dorë plotësisht nga furnizimet me gaz nga Rusia, qoftë edhe deri në vitin 2025, është një objektiv ambicioz i politikës”, shpjegoi Vassiliadis.

As një ndalim i menjëhershëm i furnizimit nuk është veprim i përgjegjshëm.

Edhe me një reduktim prej 50 për qind të importit të gazit rus, zona më e madhe kimike në botë, BASF në Ludwigshafen, për shembull, do të duhej të mbyllej plotësisht, pasi nuk mund të mbahej në punë më në mënyrë të sigurt. Sipas Vassiliadisit, qindra mijëra vende pune do të ishin në rrezik.

Scholz: Ndalimi i importeve, një ndërprerje e madhe në disa sektorë industrial

Kancelari Scholz kishte paralajmëruar më parë në televizionin ARD se një ndalim i importeve do të çonte në një ndërprerje të madhe në disa sektorë industrialë në Gjermani. Më pas do të kërcënonte një krizë e konsiderueshme ekonomike dhe një rrezikim i shumë vendeve të punës.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck tha pas një takimi me ministrat e Energjisë së G7, për akuzat se Perëndimi po ndihmonte në financimin e luftës në Ukrainë përmes vazhdimit të importit të gazit nga Rusia, se këto fonde nuk janë vendimtare për Rusinë në financimin e luftës, Vladimir Putin ka shumë mjete të tjera.

Ai paralajmëroi këtë fundjavë kundër blerjeve në panik në rast të një ndërprerjeje të papritur të furnizimit me naftë dhe gaz rus. Njerëzit atëherë ndoshta jo thjesht do të përdornin më pak automjete, por do të kishte një vrapim në pikat e karburantit të ngjashëm me atë që ndodhi në fillim të pandemisë Corona në letrën higjienike, tha politikani i të Gjelbërve për televizionin ARD.

Studiuesit: Pritet një rënie e PBB-së prej 0.5 për qind deri në 3 për qind

Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane të Bundestagut, Anton Hofreiter ndërkohë bëri thirrje këtë fundjavë për një embargo të menjëhershme të energjisë ndaj Rusisë.

“Qindra miliona euro transferohen çdo ditë në Moskë, duke lejuar funksionimin e shtetit rus dhe aparatit të tij ushtarak”, tha ai për portalin e lajmeve The Pioneer.

Një embargo është teknikisht e mundur dhe ekonomikisht e përballueshme. Do të rezultonte vetëm në një recesion të moderuar. Dy deri në tre përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto do të binte, vlerësoi Hofreiter. Vendet e BE si Finlanda, Polonia dhe Letonia po kërkojnë gjithashtu një embargo.

Studiues nga universitetet e Bonit dhe Kolnit vlerësuan së fundmi se ndalimi papritur i importeve ruse të energjisë do të çonte në një rënie të PBB-së midis 0.5 dhe 3 për qind, ndërsa në vitin 2020 rënia e PBB-së për shkak të pandemisë kishte qenë 4.5 për qind.

Politologu Alexander Libmann skeptik për ndikimin

Alexander Libmann, politolog në Universitetin e Lirë të Berlinit dhe specialist në Evropën Lindore dhe Rusi, shprehu skepticizmin e tij në mes të marsit për efektin e një ndërprerjeje papritur në furnizimin me energji.

Ai nuk mendon se termi “arkë lufte”, i cili po përdoret shumë shpesh në media, mund të kuptohet kaq thjesht.

“Ushtria që operon aktualisht në Ukrainë nuk financohet nga të ardhurat aktuale të naftës dhe gazit. Ajo mund ta mbajë luftën pa këto të ardhura, të paktën për një periudhë afatshkurtër. Përkundrazi, është një çështje e efekteve afatmesme dhe e aftësisë së Rusisë që shteti të ndërtojë një forcë të qëndrueshme të armatosur, por në rastin e Ukrainës, gjithçka tashmë është tepër vonë”, thotë ai.

Schäuble për një ndalim të shpejtë të importit

Ish-presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble këmbënguli gjithashtu për ndalimin e furnizimit rus me gaz dhe naftë nga Rusia.

Politikani i CDU-së i tha gazetës Welt am Sonntag se edhe nëse është e hidhur, duhet hequr dorë sa më parë. Gjermania nuk duhet të jetë gjithmonë frena e aleancës perëndimore.

Zëdhënësi i liberalëve të FDP për energjinë, Kruse foli nga ana tjetër kundër ndalimit të importimit.

Ai i tha radiostacionit gjerman Deutschlandfunk se aktualisht nuk mund të importohet mjaft gaz natyror në ndonjë mënyrë tjetër për të mbuluar kërkesën kombëtare. Megjithatë, ai beson se deri në fund të vitit do të jetë e mundur të bëhet pa naftë dhe qymyr rus. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori