LAJMI I FUNDIT:

Ndaj tre personave iniciohet procedurë për “vandalizëm”, shkak largimi i flamujve në sheshin “Zahir Pajaziti”

Ndaj tre personave iniciohet procedurë për “vandalizëm”, shkak largimi i flamujve në sheshin “Zahir Pajaziti”

Mbrëmë janë larguar flamujt në sheshin “Zahiri Pajaziti”. Përmes një video të publikuar në media shihen disa të rinj teksa largojnë flamujt që janë të vendosur tek busti i heroit Pajaziti.

Për këtë rast Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona.


Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka sqaruar se njësitet policore kanë shoqëruar tre persona, E.A 1995,L.H 1987 dhe J.SH 1995 si të dyshuar për këtë incident.

“Sot në ora 00:05 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë kanë shoqëruar në stacion tre persona të dyshuar E.A 1995, L.H. 1987 dhe J.Sh 1995”.

Ahmeti ka shtuar se personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Përderisa ndaj tyre ndaj tyre është iniciuar procedurë për “prishje e rendit dhe qetësisë publike- vandalizëm”.

“Personat e dyshuar me urdhër te prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt dhe ndaj tyre po me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘prishje e rendit dhe qetësisë publike- vandalizëm’”, tha Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori