LAJMI I FUNDIT:

Ndahen edhe 1 milion euro për Fondin Kosovar për Energji Efiçiente

Ndahen edhe 1 milion euro për Fondin Kosovar për Energji Efiçiente

Me qëllim të përmirësimit të sektorit të energjisë në Kosovë, sot në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit është nënshkruar marrëveshja në mes të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, përmes të cilës do të bëhet kalimi i mjeteve nga AKEE te FKEE, mjete këto që do të jenë në zbatim të projekteve të efiçiencës së energjisë.

Kosova është shteti i parë në rajon që ka themeluar Fondin për Efiçiencë të Energjisë si një mekanizëm financiar që do të mbështesë rritjen e efiçiencës në sektorin e shërbimeve publike, sektorin rezidencial apo amvisëritë, sektorin privat, etj.


Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi u shpreh se Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka në dispozicion rreth 17 milionë euro dhe nga ky moment është funksional për t’i zbatuar politikat e veta dhe për të bërë realizimin e projekteve sipas planifikimeve që kanë bërë.

“Është me rëndësi që këto mjete sa më shpejt të hyjnë në veprim dhe zbatim më synimit të rritjes së zhvillimit ekonomik, ku përfitues të këtij fondi nuk janë vetëm ata faktik por edhe ndërmarrjet private. Ndarja e mjeteve sot është rëndësishme ngase do të mundësojë realizimin sa më të shpejtë të projekteve të cilat janë duke u zhvilluar”, tha ministri Kuçi.

Ndërsa nga ana e tij kryeshefi i Agjencionit për Efiçiencë të Energjisë, Arsim Kuliqi tha se Kosova është në rrugë të mirë në zbatimin e masave të efiçiencë së energjisë gjë e dëshmon edhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

“Në mbështetje të FKEE-së Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar që për tri vite radhazi të mbështes FKEE-në me nga 1 milion euro, ku në këtë vit edhe pse kemi pasur shkurtim te buxhetit për 25% subvencionimi për FKEE-në ka qenë i pa prekshëm nga Qeveria”, u shpreh Kuliqi

Ndërkaq drejtori i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Lum Mita potencoi rëndësinë që ka fondi në transformimin e ndërtesave publike si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, si dhe në ndërtesa të sektorit privat dhe falënderoi ministrin Kuçi për mbështetjen e ofruar për të shtyrë përpara projektet që do të na ofrojnë Evropën.

Qeveria e Kosovës është garantuese e grantit prej 9.6 milionë euro dhe kredisë të Bankës Botërore prej 5 milionë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori