LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 600 mijë euro mbështetje për prodhuesit vendorë

Ndahen 600 mijë euro mbështetje për prodhuesit vendorë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 600 mijë eurove në mbështetje të prodhuesve vendorë.

Vendimi është në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.


Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati këto mjete parashihen që t’i japin mbështetje prodhuesve vendorë në ngritjen e kapaciteteve prodhuese.

“Për mbështetjen e prodhuesve vendorë dhe bëhet fjalë për mbështetje shtesë prej 600 mijë euro për prodhuesit, në mënyrë që ata të kenë mbështetje për ngritje të kapaciteteve prodhuese dhe kapaciteteve të stafit”, tha Murati. /Telegrafi/