Nazime Visha kërcënohet nga familjarët e Fiqiri Muçës

Nazime Visha i është drejtuar sërish policisë këtë herë duke kërkuar urdhër mbrojtjeje, pasi është kërcënuar nëpërmjet telefonit nga bashkëshortja e Fiqiriut, Menyre Muça dhe djali i saj, Ervis Muça.
“U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Nazime Visha, 22 vjeçe, banuese në Zallbastar, sepse është kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe dhunuar psikologjikisht nga Menyre Muça dhe Ervis Muça, 44 vjeçe dhe 20 vjeç, banues në fshatin Manzë Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Priten të zbardhen tabulatet telefonike për të mësuar se çfarë përmban kërcënimi, pasi dosja hetimore i ka kaluar Gjykatës së Tiranës.
Kujtojmë se pasi Nazimja doli nga burgu, djali i Fiqiri Muçës deklaroi për mediat se vendimi i Presidentit po i detyronte ata të bënin vetëgjyqësi, pasi e kanë quajtur të padrejtë lirimin e vrasëses së Fiqiriut.
Nazime Visha, e cila doli nga burgu pak javë më parë, me amnisti të Presidentit Bujar Nishani, pasi ishte dënuar për vrasjen e Fiqiri Muçës. /Telegrafi/















































