LAJMI I FUNDIT:

Navalny shfaqet nga burgu ku është vendosur tani – aty ku temperaturat pritet të zbresin deri në minus 15 gradë në ditët në vijim

Navalny shfaqet nga burgu ku është vendosur tani – aty ku temperaturat pritet të zbresin deri në minus 15 gradë në ditët në vijim

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny tha të martën se ai ishte “mirë” pas një transferimi “shumë rraskapitës” 20-ditor nga burgu i tij pranë Moskës në një tjetër përtej Rrethit Arktik.

Deklarimi i Navalnyt vjen pasi mbështetësit e tij thanë të hënën se kritiku i Kremlinit, vendndodhja e të cilit ishte e panjohur për më shumë se dy javë, tani ishte në veriun e largët të Rusisë dhe ishte vizituar nga avokati i tij.


“Mos u shqetësoni për mua. Unë jam mirë. Jam plotësisht i lehtësuar që më në fund ia dola”, shkroi Navalny në X, i njohur më parë si Twitter. “Jam ende në humor të mirë, siç i ka hije një Babagjyshi”, duke iu referuar veshjeve të tij dimërore dhe mjekrës që iu rrit gjatë udhëtimit, përcjell Telegrafi.

Ndërsa në kanalin e tij personal në Telegram ai shkroi të martën se, “Tani jetoj përtej Rrethit Arktik. Në fshatin Kharp në Yamal”.

“Më sollën të shtunën në mbrëmje”, tha ai. “Dhe ata po më transportonin me masa të tilla dhe në një rrugë kaq të çuditshme… që nuk e prisja që dikush do të më gjente këtu deri në mes të janarit. Prandaj, isha shumë i habitur kur dje u hapën dyert e qelisë me fjalët: ‘Ke një avokat’. (Avokati) Më tha se nuk dinte asgjë për mua, madje disa ishin të shqetësuar, faleminderit shumë për mbështetjen!”.

Gjendet Navalny i cili ishte zhdukur për 20 ditë – avokati i tij përshkruan "kushtet e ashpra" të vendit ku ndodhet ai
Lexo po ashtu Gjendet Navalny i cili ishte zhdukur për 20 ditë – avokati i tij përshkruan "kushtet e ashpra" të vendit ku ndodhet ai

Navalny ka treguar se kishte parë pak nga rrethina e tij, përveç një qelie ngjitur të mbuluar me borë, e përdorur si oborr dhe një gardh jashtë dritares së tij.

Ndryshe, paraqitja e tij vjen pasi Departamenti Amerikan i Shtetit tha se mbeti “thellësisht i shqetësuar për mirëqenien e Navalnyt dhe kushtet e ndalimit të tij të padrejtë”.

Navalny mobilizoi protesta të mëdha antiqeveritare përpara se të burgosej në vitin 2021, pasi i mbijetoi një atentati me helmim.

E aleatët vlerësojnë se transferimi i tij mund të lidhet me zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi, përpara të cilave shumë kritikë të Kremlinit janë burgosur ose janë larguar nga Rusia.

Transferimet e të burgosurve në Rusi mund të zgjasin me javë pasi të burgosurit zhvendosen me tren në objekte të largëta në atë që njihej si Gulag në kohën sovjetike.

Ndryshe, temperaturat në Kharp pritet të zbresin deri në minus 15 gradë në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori