LAJMI I FUNDIT:

Gjendet Navalny i cili ishte zhdukur për 20 ditë – avokati i tij përshkruan “kushtet e ashpra” të vendit ku ndodhet ai

Gjendet Navalny i cili ishte zhdukur për 20 ditë – avokati i tij përshkruan “kushtet e ashpra” të vendit ku ndodhet ai

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny është vendosur në një burg në Rusinë veriore, pasi u zhduk për rreth 20 ditë, tha zëdhënësja e tij të hënën.

“Kemi gjetur Alexei Navalny. Ai tani është në IK-3 në vendbanimin Kharp në distriktin autonom Yamal-Nenets”, shkroi Kira Yarmysh në X, dikur Twitter, përcjell Telegrafi.


Ajo tha se avokati i Navalny-t e vizitoi atë më herët gjatë ditës, duke shtuar se ai “është mirë”.

Avokati i mërguar i Navalny, Ivan Zhdanov, e quajti IK-3 “një nga burgjet më veriore dhe më të largëta të burgjeve” në Rusi.

“Kushtet atje janë të ashpra, me një regjim të veçantë në zonën e permafrostit. Është shumë e vështirë për t’u arritur dhe nuk ka sisteme për dërgimin e letrave ose për telefonata”, shkroi Zhdanov.

“Situata me Alexei është një shembull i gjallë i mënyrës sesi sistemi i trajton të burgosurit politikë, duke u përpjekur t’i izolojë dhe shtypë ata”, tha ai, duke e lidhur izolimin e Navalny me zgjedhjet presidenciale të Rusisë të vitit 2024, në të cilat Putini pritet të fitojë mandatin e tij të pestë.

Vendndodhja dhe gjendja e Navalny ishin të panjohura që kur avokatët e tij u takuan për herë të fundit me të më 5 dhjetor, duke shkaktuar shqetësime se jeta e 47-vjeçarit mund të jetë në rrezik.

Navalny u ka kërkuar rusëve që të “votojnë për çdo kandidat tjetër” përveç Putinit në zgjedhjet e 15-17 marsit.

Navalny u burgos në vitin 2021 pasi u kthye në Moskë nga Gjermania, ku u shërua nga një sulm thuajse vdekjeprurës me agjentin nervor Novichok të projektuar nga sovjetikët.

Ai pretendon se helmimi ishte orkestruar nga Putin, një pohim që Kremlini e mohon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?

Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë

Evropa
Coronavirusi shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Coronavirusi shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Evropa
Putini dëshiron

Putini dëshiron "armëpushim sipas linjave aktuale të fushëbetejës", por çfarë nënkupton kjo?

Botë
Amerikanja dëgjoi zhurma të pazakonta poshtë krevatit dhe thirri policinë në panik - shtëpinë ia kishte shfrytëzuar pa leje një burrë për katër muaj

Amerikanja dëgjoi zhurma të pazakonta poshtë krevatit dhe thirri policinë në panik - shtëpinë ia kishte shfrytëzuar pa leje një burrë për katër muaj

Amerika
Incident i tmerrshëm në pistën e një aeroporti rus - punonjësi shkelet nga rrota e një aeroplani 77 tonësh

Incident i tmerrshëm në pistën e një aeroporti rus - punonjësi shkelet nga rrota e një aeroplani 77 tonësh

Evropa
Kalo në kategori