LAJMI I FUNDIT:

Naumovski: Franca e ka rolin kryesor për të ushtruar presion ndaj Bullgarisë

Naumovski: Franca e ka rolin kryesor për të ushtruar presion ndaj Bullgarisë

Shkupi dhe Sofja janë nën një ofensivë të fortë diplomatike përpara samitit të qershorit.

Në vetëm katër ditë në Shkup dhe Sofje, komisioneri i zgjerimit të BE-së Oliver Varhei dhe kancelari gjerman Olaf Scholz po takohen me krerët shtetërorë.


Samiti i qershorit dhe tema kryesore e zgjerimit me vendet e Ballkanit,  tronditi elitën europiane me qëndrime pro dhe kundër.

“Ne do të lëvizim çdo gur për të arritur një zgjidhje mes Maqedonisë dhe Bullgarisë”, tha dje Varheji.

Profesori universitar, ish zëvendëskryeministri, ambasadori në SHBA dhe i dërguari special për bisedimet për emrin, Vasko Naumovski, mendon se presioni dhe roli kryesor ndaj Bullgarisë është tek Franca.

Ai thotë se në mundësinë e fillimit të negociatave, do të ndikojnë proceset e brendshme të BE-së lidhur me ndihmën financiare për vendet anëtare, marrëdhëniet dypalëshe të vendeve të fuqishme me Bullgarinë, si dhe kapaciteti personal drejtues i politikanëve evropianë.

“Ne jemi duke punuar që Maqedonia e Veriut të ketë sukses në qershor dhe duhet të kemi sukses, ne jemi këtu për të bërë punën, ne jemi këtu për të pasur sukses. Maqedonia e Veriut duhet të ketë sukses dhe ne të gjithë duhet të punojmë për të”, tha dje Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhei në deklaratën e tij.

Qeveria bullgare ka kohë që përballet me qëndrime të ndryshme nga partnerët e koalicionit.

Por, njohësit e çështjes vizitën e Kancelarit gjerman Olaf Scholz të shtunën në Shkup, e shohin si vazhdim ofensive.

Takimi i tij shihet si një verdikt që gjërat po kthehen në favor të një zgjidhje të mundshme mes dy vendeve dhe se Maqedonisë do ti hapet rrugëtimi për në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori