LAJMI I FUNDIT:

Naumov: Maqedonia vazhdon t’i zhytë në borxh qytetarët e saj

Naumov: Maqedonia vazhdon t’i zhytë në borxh qytetarët e saj

Borxhi publik i Maqedonisë ka përplasur përsëri Ministrinë e financave të Maqedonisë me zv. ministrin plotësues, Kire Naumov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Naumovit, borxhi publik në muajin nëntor do të vazhdojë të rritet, pas ankandit publik të letrave me vlerë, të caktuar për 8 nëntor, ku duhet të merren borxh 12.2 milionë euro të reja. Naumov akuzon ministrin Kiril Minoski se qytetarët e vendit do t’i futë në borxh për 2 milionë euro të reja.

Ndërkaq, Ministria e financave akuzon zv. ministrin Naumov se është duke vazhduar me keqinformimin e opinionit, duke akuzuar se Naumovi nuk di që t’i lexojë kalendaret e ankandeve publike./Telegrafi/