LAJMI I FUNDIT:

NATO zyrtarizon ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë

NATO zyrtarizon ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sot nga Samiti i NATO-s që mbahet në Bruksel, në mënyrë solemne ia ka dorëzuar ftesën për anëtarësim kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Stoltenberg në konferencë për shtyp tha se pas marrëveshjes për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës, vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar që të fillojnë bisedimet me Maqedoninë.

“Marrëveshja për çështjen e emrit me Greqinë, ka bërë që të fillojmë bisedimet. Unë besoj se marrëveshja është në të mirë të vendit dhe rajonit. Kjo ka qenë kruciale, që ka hapur rrugën për integrimet euroatlantike. Pasi të përmbushen kushtet dhe NATO të ratifikojë ato, ju do të bëheni anëtare e plotë e NATO-s. Kjo është ditë e madhe për rajonin, shtetin tuaj dhe NATO-n. Ne duam t’ju shohim si shtet demokratik dhe kjo ditë është e rëndësishme për arritjen e qëllimeve. Urime ju Zoran Zaev dhe qytetarëve tuaj”, tha mes tjeras Stoltenberg.

Ndërsa kryeministri Zaev shtoi se Maqedonia do të jetë shembull për vendet e rajonit dhe Ballkanit Perëndimor dhe falënderoi gjithë politikanët që nga pavarësimi i Maqedonisë.

“Nder i madh të drejtohem nga selia e NATO-s, me rastin e ftesës që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës. Kjo është vendim historik për vendin tonë dhe për rajonin. Kjo është mirënjohje për punën e gjithë politikanëve që nga pavarësia deri sot. Maqedonia deri tani ka marrë pjesë aktivisht në misionet e NATO-s. Në bazë të kësaj ne kemi përgatitur edhe strategjinë tonë për mbrojtje. Anëtarësimi jonë në NATO do të kontribuojë për stabilitetin e rajonit. Falënderoj kryeministrin Alexis Tsipras dhe Boyko Borisovin nga Bullgaria, të cilët ndajnë qëllimet e përbashkëta me ne. Si vendi i 30-të jemi të gatshëm të jemi shembull në rajon dhe në Ballkanin Perëndimor”, tha mes tjerash Zaev.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori