LAJMI I FUNDIT:

NATO: Mandati i KFOR-it mbetet i njëjtë në Kosovë, pavarësisht transformimit të FSK-së në Ushtri

NATO: Mandati i KFOR-it mbetet i njëjtë në Kosovë, pavarësisht transformimit të FSK-së në Ushtri

Forcat e NATO-s do të mbeten në Kosovë në përputhje me mandatin e OKB-së, pavarësisht nga ndryshimet strukturore në Forcën e Sigurisë së Republikës së Kosovës (FSK).

Kështu ka thënë kreu i komitetit ushtarak të Aleancës, Stuart Peach, përcjell Telegrafi.


Ai ka thënë se kanë kaluar 19 vjet që NATO ka ndihmuar në sigurimin e një ambienti të sigurtë dhe do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë edhe më tej.

Megjithatë, ai ka shtuar se siç edhe e ka bërë të qartë sekretari i përgjithshëm, NATO do ta shqyrtojë angazhimin e saj në raport me FSK-në nëse ndryshon mandati i saj.

“Në kuadër të misionit tonë në Kosovë ne vazhdojmë aktivitetin tonë në përputhje me mandatin e OKB-së që nuk ndikohet nga ndryshimet në forcat kosovare të sigurisë”, tha Peach për mediat në fund të një takimi të komitetit ushtarak, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Deklaratën për Kosovën mund ta ndiqni që nga minuta 11:00

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht deputetët kanë miratuar ligjet të cilat bëjnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

“Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO”, kishte deklaruar Stoltenberg.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se “ndërkohë që tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në parim një çështje që Kosova të vendosë, ne kemi bërë të qartë se ky veprim është jo në kohë të duhur”.

“NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj aktual. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut tani duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, kishte deklaruar tutje shefi i NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori