LAJMI I FUNDIT:

NATO: KFOR-i do të vazhdojë mandatin në gjithën Kosovën, përfshirë edhe veriun

NATO: KFOR-i do të vazhdojë mandatin në gjithën Kosovën, përfshirë edhe veriun
Foto: Arkiv

Tash e dy javë në vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinë janë duke qëndruar ushtarët e KFOR-it, ashtu siç është paraparë në marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, për çështjen e targave.

Në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ushtarët e KFOR-it do të duhej të qëndronin afërsisht dy javë në këto vendkalime kufitare. Ndërkaq, pas dy javësh ushtarët do të duhej të largoheshin.


Lidhur me këtë temë, Telegrafi ka kontaktuar me NATO-n, të cilët thonë se KFOR do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e vet në gjithë Kosovën.

Marrëveshja për targat, tërhiqet KFOR-i nga pika kufitare Jarinjë
Lexo po ashtu Marrëveshja për targat, tërhiqet KFOR-i nga pika kufitare Jarinjë

“KFOR-i do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e vet e marrë Kombet e Bashkuara, sipas rezolutës 1244 të vitit 1999, në gjithë Kosovën, përfshirë edhe në veri të Kosovës, për të siguruar një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në një përgjigje të NATO-s për Telegrafin.

Kujtojmë se, situata në veri ishte tensionuar pasi Kosova kishte vendosur të aplikojë masën e reciprocitetit për targa për Serbinë, ku serbët lokalë kishin ngritur bllokada në rrugët në vendkalimet kufitare Jarinë dhe Bërnjak, ku aje kishin qëndruar edhe Njësia Speciale e Kosovës. Situata ishte kthyer në normalitet pas arritjes së marrëveshjes për targa mes dy shteteve në Bruksel.

Pikat kryesore të marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë:

-Më 2 tetor Njësia Speciale që aktualisht është në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, do të largohen dhe në të njëjtën kohë do të largohen edhe bllokimi i rrugëve, duke filluar nga ora 08:00, por jo më vonë se ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjakë, para fillimit të tërheqjes së sinkronizuar të Njësive Speciale dhe barrikadave, dhe do të qëndrojnë atje afërsisht dy javë për të ofruar ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë.

– Më datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të fillojë zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.

– Do të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, të kryesuar nga BE-ja do të formohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare rreth targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi punues do të paraqet të gjeturat për zgjidhjen përfundimtare para përfaqësuesve të nivelit më të lartë në procesin e Dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori