LAJMI I FUNDIT:

NATO kërkon nga Rusia lirimin e marinarëve ukrainas

NATO kërkon nga Rusia lirimin e marinarëve ukrainas

Në tetor të vitit të kaluar, disa detarë ukrainas janë kapur rob nga Rusia së bashku me tre anije të Ukrainës për shkak të një incidenti në kantierin detar Kerk.

Ndërkaq, dje Gjykata Ndërkombëtare Detare e Kombeve të Bashkuara ka vendosur që Rusia duhet të lirojë detarët dhe të kthejë anijet në Ukrainë.


Po ashtu sot, NATO përsëriti kërkesën që Rusia të lirojë detarët e arrestuar ukrainas.

“NATO vazhdimisht përsërit se nuk ka justifikim për Rusinë që të përdorë forcën ushtarake kundër anijeve dhe marinarëve ukrainas. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë për lirimin e marinarëve dhe anijeve ukrainase pa vonesë,” thuhet në deklaratë./Telegrafi/