LAJMI I FUNDIT:

Nastov: Në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike janë shtruar katër pacientë nga zjarri në Koçan tre prej të cilëve janë liruar për fundjavë

Nastov: Në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike janë shtruar katër pacientë nga zjarri në Koçan tre prej të cilëve janë liruar për fundjavë

Në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” për momentin janë të shtruar katër pacientë nga zjarri në Koçan, prej të cilëve vetëm një pacient është i pranishëm në spital, ndërsa tre janë liruar për fundjavë, informoi sot drejtori i Klinikës, Nebojsha Nastov.

Theksoi se gjendja e tyre është përmirësuar ndjeshëm dhe tashmë në fillim të javës së ardhshme pritet tre pacientët ptë dalin nga spitali.

“Në Klinikë për momentin janë të shtruar formalisht katër pacientë, prej të cilëve vetëm një pacient është ende prezent në spital, ndërsa tre janë liruar për fundjavë, që do të thotë se gjendja e tyre është përmirësuar në maksimum. Planifikohet dalje përfundimtare për tre pacientë, diku në fillim të javës së ardhshme”, tha Nastovi.


Gjatë ditës së djeshme, shtoi, një paciente është kthyer nga Beogradi dhe analizave dhe ekzaminimeve të bëra laboratorike sot është dërguar në shtëpi.

“Shumica, ose 99 për qind, e atyre që janë kthyer janë lëshuar në shtëpi me kontrolle të rregullta të planifikuara, vetëm një paciente që është kthyer nga Serbia është ende në spital dhe do të duhet të zgjasë qëndrimi i saj. Të gjithë kanë pasur djegie të përmasave të ndryshme, nuk mund të them konkretisht, sepse të gjithë kanë përqindje të ndryshme djegieje. Shumica prej tyre kishin të ashtuquajturat lëndime nga thithja e tymit, kështu që pasi u zgjidh situata me lëndimet nga thithja e tymit në fazën në të cilën kishte arritur trajtimi jashtë vendit, janë bërë kontrolle dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak”, tha Nastovi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Lajme
Ministri në Qeverinë e Serbisë, Demo Berisha, e do Preshevën e Bujanocin me më pak shqiptarë

Ministri në Qeverinë e Serbisë, Demo Berisha, e do Preshevën e Bujanocin me më pak shqiptarë

Lugina

"Defender Evrope 2025", divizioni i ushtrisë amerikane do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

Siguri
Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë

Lajme
Analistët vlerësojnë se bllokada në Kuvend është lojë e dyanshme

Analistët vlerësojnë se bllokada në Kuvend është lojë e dyanshme

Lajme
Edhe një kompani nga Serbia në kontratën e Qeverisë për mbetjet e kafshëve, Peci: Jo, nuk e kam ditë

Edhe një kompani nga Serbia në kontratën e Qeverisë për mbetjet e kafshëve, Peci: Jo, nuk e kam ditë

Lajme
Kalo në kategori