LAJMI I FUNDIT:

Naser Selmani: Dhjetë arsye pse jemi në vendin e 118 të Reporterëve pa kufi

Naser Selmani: Dhjetë arsye pse jemi në vendin e 118 të Reporterëve pa kufi

Raporti më i ri i Reporterëve pa kufi, e ka renditur Maqedoninë në vendin e 118-të për liri të mediave, ndërkaq rreth këtij raporti, ka reaguar, Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), njofton Telegrafi Maqedoni.

Në profilin e tij në Facebook, Selmani përmend dhjetë arsye, përse Maqedonia radhitet kaq poshtë në listë, të cilat janë:
1. Nuk jemi vend demkratik.
2. Kemi qeveri autoritare.
3. Qeveria, reklamuesi më i madh në media.
4. Politikanë dhe pasanikë të tranzicionit, pronarë të mediave.
5. Naçallanika, kryeredaktorë të mediave.
6. Gazetar i burgosur për një shkrim gazetaresk.
7. Mbyllet A1 për revanshizëm politik.
8. Gazetarë të rrahur dhe të përgjuar, dhunuesit të amnestuar.
9. Servisi publik dhe agjencia e mediave të kontrolluar.
10. Institucione jo transparente./Telegrafi/