LAJMI I FUNDIT:

NASA zbulon fenomenin e çuditshëm, madje vdekjeprurës – gjaku i astronautëve mpikset dhe lëviz në drejtim të kundërt!

NASA zbulon fenomenin e çuditshëm, madje vdekjeprurës – gjaku i astronautëve mpikset dhe lëviz në drejtim të kundërt!

NASA ka vërejtur një efekt të çuditshëm gjatë fluturimit në hapësirë. Gjaku i astronautëve mpikset dhe lëviz në drejtim të kundërt.

Ky fenomen i mpiksjes së gjakut në një astronaut ka shkaktuar panik mes mjekëve të NASA-s.


Një astronaut në Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar po kryente ultratinguj në trupin e tij nga disa ekspertë.

Të njëjtat teste i kishte bërë edhe në Tokë para së të nisej në hapësirë dhe rezultatet ishin normale.

Gjatë skanimit të kryer në hapësirë u zbulua se gjaku i tij ishte i mpiksur dhe kjo gjë tronditi shumë mjekët e NASA-s.

“Ne nuk e prisnim këtë. Kjo nuk është raportuar kurrë më parë”, tha shkencëtarja Karina Marshall-Goebel, për The Atlantic.

Astronauti nuk kishte ndonjë simptomë pas mpiksjes së gjakut, por iu dha ilaçe për hollimin e gjakut për pjesën tjetër të udhëtimit në orbitë.

Ky fenomen u shpall një rrezik ri për njerëzit gjatë fluturimit në hapësirë por zbulimet nuk ndalojnë këtu.

Studiuesit e NASA-as vëzhguan venat jugulare të 11 astronautëve duke përdorur ultratinguj dhe në pesë nga ato 11 astronautë, rrjedha e gjakut në venën jugulare ishte ngecur, shkruan oranews.tv.

Vena jugulare është një nga pjesët më të rëndësishme të trupit. Shkon midis zemrës dhe kokës, duke kulluar gjakun e deoksigjenuar nga truri. Ky proces i “kullimit” është thelbësor për të zvogëluar presionin në tru.

Rrjedha e bllokuar e gjakut në venat është me të vërtetë e rrallë, dhe zakonisht shihet vetëm në këmbë – shpesh pas fluturimeve të gjata me aeroplan.

Gjaku i ndenjur është një shqetësim kryesor sepse mund të çojë në mpiksje, e cila mund të shkaktojë probleme më serioze si dëmtimi i mushkërive. Mpiksja serioze mund të jetë fatale.

Edhe më e çuditshme është se gjaku në venën jugulare filloi të lëvizte në drejtim të kundërt (nga zemra drejt kokës) për dy astronautë.

Shkencëtarët e NASA-s e përshkruan këtë si “jashtëzakonisht jonormale”, dhe thanë se gjaku mund të ketë ndryshuar drejtime për shkak të bllokimit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori