LAJMI I FUNDIT:

NASA do të investojë 150 milionë dollarë në një teleskop hapësinorë, për të na mbrojtur nga asteroidet e rrezikshme

NASA do të investojë 150 milionë dollarë në një teleskop hapësinorë, për të na mbrojtur nga asteroidet e rrezikshme

Toka do të humbë së shpejti një mjet kryesor, për të luftuar asteroidet potencialisht të rrezikshme – dhe NASA ka vendosur, që ta financojë një zëvendësim të krijuar special për këtë veprimtari.

Për këtë arsye, NASA do ta ndërtojë një teleskop, për të vëzhguar qiellin me ngjyrë infra të kuqe, si një rritje shumë e nevojshme për këtë program, në identifikimin dhe gjurmimin e asteroideve në fqinjësi të planetit tonë, transmeton Telegrafi.


Këto aktivitete janë gurë themeli i mbrojtjes planetare dhe Drejtoria e Misionit Shkencor në NASA, ka ndarë një fond të veçantë, në vlerë të 150 milionë dollarëve për vitin aktual fiskal, vetëm për mbrojtje planetare.

Administratori i asociuar për Drejtorinë e Misionit të Shkencës në NASA, Thomas Zaburchen ka bërë të ditur se kjo linjë buxhetore, ka për qëllim të rrisë fleksibilitetin dhe mundësinë e reagimit në mbrojtjen planetare. “Qëllimi nuk është që të bëjmë diçka për përjetësi, qëllimi është të bëjmë gjërat e duhura, kur ato të jenë shfaqur” ka thënë Zaburchen.

Sipas Zurbuchen, gjëja e duhur që duhet bërë është të ndërtohet një teleskop i ri hapësinor, i aftë për të zbuluar dhe gjurmuar objektet në afërsi të Tokës: projekt që do të udhëhiqet nga Jet Propulsion Laboratory në NASA. Ky instrument i ri mund të lansohet rreth vitit 2015, ndërsa ende nuk ka ndonjë datë të saktë, meqenëse programi mund të vonohet shkaku i fondeve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Kalo në kategori