LAJMI I FUNDIT:

NASA simulon përplasjen e një asteroidi me Tokën – këto ishin “rezultatet”

NASA simulon përplasjen e një asteroidi me Tokën – këto ishin “rezultatet”

Ekspertët nga NASA amerikane dhe agjencitë e tjera hapësinore në të gjithë botën u përballën me mundësinë shqetësuese në prill që, siç u tha, asteroidi misterioz, rreth 55 milionë kilometra larg, po lëvizte drejt Tokës dhe duhet ta godiste atë për gjashtë muaj.

Sidoqoftë, situata është pjesë e një ushtrimi që simuloi mbërritjen dhe kërcënimin e një asteroidi me qëllim për të ndihmuar ekspertët amerikanë dhe ndërkombëtarë të praktikojnë një përgjigje të mundshme ndaj një situate të tillë, sipas një teksti të botuar në gazetën Business Insider.


Përfundimi i nxjerrë nga shkencëtarët është se nëse asteroidi do të pikaset kaq vonë, askush nuk do të jetë në gjendje të bëjë asgjë për të parandaluar një përplasje me Tokën.

Ekspertët kanë përcaktuar se asnjë teknologji ekzistuese nuk mund të ndalojë një asteroid gjashtë muaj larg Tokës dhe nuk ka asnjë anije kozmike të aftë të devijojë nga orbita e tij në një kohë kaq të shkurtër.

Nëse një asteroid si ky i trilluar do të drejtohej për në Tokë, do t’u duheshin shkencëtarëve vite për të gjetur një zgjidhje, jo muaj.

Paul Kodas, kreu i Qendrës Kërkimore të NASA-s, beson se minimumi për të gjetur një zgjidhje dhe përgjigje ndaj një kërcënimi është pesë vjet, ndërsa astronomi i MIT Richard Binzel thotë se do të na duheshin të paktën 10 vjet për të gjetur një zgjidhje për një të tillë kërcënim nga hapësira.

“Kur përballesh me një kërcënim të vërtetë asteroidi, koha është malli më i vlerësuar”, tha Binzel për Business Isider. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori