LAJMI I FUNDIT:

NASA publikon listën e anëtarëve të ekipit të studimit të fenomeneve ajrore të paidentifikuara

NASA publikon listën e anëtarëve të ekipit të studimit të fenomeneve ajrore të paidentifikuara

NASA ka zgjedhur 16 persona për të marrë pjesë në ekipin e pavarur studiues mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (FAP). Vrojtimi i ngjarjeve në qiell të cilat nuk mund të identifikohen si fluturake ose si fenomene të njohura karakterizohen si FAP.

Studimi i pavarur do të fillojë nga e hëna e 24 tetorit. Gjatë periudhës 9 mujore, ekipi i pavarur i studimit do të vendosë bazat për studimet e ardhme mbi natyrën e FAP-së dhe për NASA-n dhe organizatat e tjera.


Për ta bërë këtë, ekipi do të identifikojë se si mund të analizohen potencialisht të dhënat e mbledhura nga entitetet qeveritare civile, të dhënat tregtare dhe të dhënat nga burime të tjera për të hedhur dritë mbi FAP-të. Më pas do të rekomandojë një udhërrëfyes për analizën e mundshme të të dhënave FAP nga agjencia, deklaron NASA në një lajm të publikuar gjatë ditës në ueb-sajtin e saj zyrtar, përcjell Telegrafi.

Ky studim do të fokusohet vetëm në të dhënat e paklasifikuara. Një raport i plotë që do të përmbajë të gjeturat e ekipit do të publikohet në mesin e vitit 2023.

“Eksplorimi i të panjohurës në hapësirë dhe atmosferës është në qendër të asaj që jemi në NASA”, tha Thomas Zurbuchen administrator i asociuar i Drejtorisë së Misionit të Shkencës në selinë e NASA-s në Uashington.

“Të kuptuarit e të dhënave që kemi rreth të dhënave të fenomeneve ajrore të paidentifikuara është kritike për të na ndihmuar që të nxjerrim të dhëna shkencore në lidhje me atë që po ndodhë në qiejt tonë. Të dhënat janë gjuha e shkencëtarëve dhe e bëjnë të pashpjegueshmen, të shpjegueshme”, shtoi ndër të tjera Zurbuchen.

Fenomenet ajrore të paidentifikuara janë me interes si për sigurinë kombëtare ashtu edhe për sigurinë ajrore dhe studimi përputhet me një nga qëllimet e NASA-s për të garantuar sigurinë e avionëve. Pa qasje në një grup të gjerë të dhënash, është pothuajse e pamundur të verifikohet ose shpjegohet ndonjë vëzhgim, kështu që fokusi i studimit është të informojë NASA-n se cilat të dhëna të mundshme mund të mblidhen në të ardhmen për të dalluar shkencërisht natyrën e FAP.

Zyrtari i NASA-s përgjegjës për orkestrimin e studimit është Daniel Evans, ndihmës zëvendës administrator i asociuar për kërkime në Drejtorinë e Misionit Shkencës të NASA-s. Siç u njoftua më parë, ekipi i pavarur i studimit kryesohet nga David Spergel, president i Fondacionit Simons.

“NASA ka bashkuar disa nga shkencëtarët kryesorë në botë, praktikuesit e të dhënave dhe inteligjencës artificiale, ekspertët e sigurisë së hapësirës ajrore, të gjithë me një tarifë specifike, e cila do të na tregojë se si të zbatojmë fokusin e plotë të shkencës dhe të dhënave në FAP,” tha Evans. “Gjetjet do t’i publikohen publikut në lidhje me parimet e NASA-s për transparencën, çiltërsinë dhe integritetin shkencor”, shtoi ai tutje.

Emrat e anëtarëve që do të marrin pjesë në këtë ekip janë David Spergel, Anamaria Berea, Federica Bianco, Paula Bontempi, Reggie Brothers, Jen Buss, Nadia Drake, Mike Gold, David Grinspoon, Scott Kelly, Matt Mountain, Warren Randolph, Walter Scott, Joshua Semeter, Karlin Toner dhe Shelley Wright. /Telegrafi/