LAJMI I FUNDIT:

NASA më në fund e nisi sondën Parker Solar Probe, në misionin historik drejt Diellit (Video)

NASA më në fund e nisi sondën Parker Solar Probe, në misionin historik drejt Diellit (Video)

Pas shtyrjes prej 24 orëve, NASA më në fund e ka nisur Parker Solar Probe, në fluturimin që asnjë sondë nuk e ka bërë më parë – atmosferën e jashtme të Diellit të nxehtë.

Sonda është nisur në orën 3:31 të mëngjesit të sotëm, megjithëse ishte paraparë të nisej në 3.33, pas një shtyrje prej 24 orëve, shkaku i kushteve atmosferike, transmeton Telegrafi.


Kjo fluturake pa pilot, bëhet pajisja e parë dhe më e sofistikuar, që merr informacione të drejtpërdrejta prej skajit të koronës dhe atmosferës së jashtme diellore, vetëm 6.3 milionë kilometra larg Diellit. Deri më tani, një sondë ka arritur të qëndroi 40 milion kilometra afër Diellit.

Projekti që ka kushtuar 1.5 miliardë euro, është nisur me ndihmën e një prej raketave më të fuqishme ndonjëherë. Sipas të gjitha gjasave, do të thyejë çdo rekord shpejtësie, pasi do të kaloi nëpër 24 orbitat diellore, brenda shtatë viteve.

Derisa është duke u sjellë rreth Diellit, do të sillet shtatë herë rreth Afërditës, për të shfrytëzuar gravitetin e këtij planeti, që t’i afrohet sa më shumë yllit tonë. Pritet që rrotullimin e parë rreth Afërditës ta bëjë në tetor, që i bie se në nëntor do të hyjë në rrethin e parë diellorë.

Në qëndrimin e paraparë afër diellit, pritet të mbijetojë temperaturën prej 1,731 gradëve Celsius, të cilën nuk e ka përballuar asnjë sondë në histori – por, brenda shtresës së dendur të mbrojtjes, aparaturat do ta kenë vetëm 29 gradë Celsius, që nuk është më shumë se një verë e nxehtë.

Zyrtarët e Kennedy Space Center në Floridë të Shteteve të Bashkuara, u kërkuan falje të gjithë atyre që u desh të prisnin deri në orën katër të mëngjesit të ditës së kaluar, ndërsa sonda nuk u lëshua. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Pesha

Pesha

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Fun
Fëmijët e mençur

Fëmijët e mençur

Kalo në kategori