Një ceremoni diplomimi mori një kthesë të veçantë kur një student u ngjit në skenë për të marrë diplomën, me macen e tij mbi supe.

Momenti tërhoqi menjëherë vëmendjen e përdoruesve në rrjete sociale.


Në video, studenti shihet duke kaluar nëpër skenë me macen mbi supe, ndërsa profesorët dhe drejtuesit e universitetit fillimisht u befasuan, por më pas shpërthyen në buzëqeshje.



Disa prej profesorëve madje e përkëdhelën macen, e cila dukej plotësisht e qetë gjatë gjithë ceremonisë.

Në fund, ajo pozoi edhe për një fotografi, duke krijuar përshtypjen sikur edhe ajo kishte marrë diplomën.

Videoja u bë virale dhe mori komente të shumta.

Një përdorues shkroi: “Macja është personazhi kryesor këtu”, ndërsa një tjetër komentoi me humor se macja e kishte ndihmuar studentin të studionte mirë.

Një tjetër përdorues e krahasoi skenën me personazhet e famshëm të filmave vizatimorë, ndërsa dikush tjetër tha se një moment i tillë ishte tashmë në “listën e dëshirave” të tij.