Napoli - Roma, formacionet zyrtare


Napoli dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Giallorossët janë mysafirë të napolitanëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit italian, e cila zhvillohet në San Paolo nga ora 20:30.
Vendasit e udhëhequr nga Carlo Ancelotti janë në formë të mirë dhe pas dy fitoreve radhazi në kampionat duan edhe fitoren e radhës ndaj Romës.
Në anën tjetër, ekipi i Eusebio Di Francescos ka humbur ndeshjen e fundit dhe pret t'i kthehet fitores ndaj Naopolit, por do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku nga minuta e parë luan edhe shqiptar Elseid Hysaj.
Napoli: Ospina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Mario Rui; Allan, Hamsik, Fabian Ruiz; Callejon, Milik, Insigne;
Roma: Olsen; Santon, Manolas, Juan Jesus, Kolarov; De Rossi, N'Zonzi; Under, Pellegrini, El Shaarawy; Dzeko.
/Telegrafi/









































