LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Uniteti rreth klubit të stërvjetëruar politik do të ishte një tjetër gabim, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Nagavci: Uniteti rreth klubit të stërvjetëruar politik do të ishte një tjetër gabim, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk mund të ketë unitet pa legjitimitet.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kurdo që lindë nevoja, thirrjet për unitet duhet të kenë qëllim dhe bosht, pra për çka po bashkohemi dhe rreth kujt.


Ajo ka shtuar se unitet kemi pas edhe për çështjet që në fund kanë rezultuar të dëmshme për vendin.

“Uniteti nuk mund të jetë qëllim në vetvete. Ai duhet të jetë instrument në shërbim të një qëllimi. Nuk mund të këtë unitet rreth atyre që nuk kanë legjitimitet, e aq më pak rreth atyre që janë përgjegjës dhe shkaktarë për situatën sot”, ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë:

Nuk mund të ketë unitet pa legjitimitet

Kurdo që lindë nevoja, thirrjet për unitet duhet të kenë qëllim dhe bosht. Pra për çka po bashkohemi dhe rreth kujt?

Këto dy pyetje janë tepër të rëndësishme, sepse unitet ne kemi pas edhe për çështje që në fund rezultuan të dëmshme për vendin.

Unitet ka pas edhe për marrëveshjen me Serbinë në vitin 2013, rreth atëherë Hashim Thaçit kryeministër.

Unitet ka pas edhe rreth formimit të Gjykatës Speciale në vitin 2015, përsëri rreth Hashim Thaçit kryeministër.

Unitet ka pas edhe për demarkacionin me Malin e Zi në vitin 2017, rreth atëherë Ramush Haradinajt kryeministër e PAN-it koalicion qeverisës.

Unitet ka pas edhe për rrëzimin e Qeverise Kurti me 82 vota në mes të pandemisë këtë vit, rreth Hashim Thaçit president e Isa Mustafës lider të klubit të stërvjetëruar politik.

Uniteti nuk mund të jetë qëllim në vetvete. Ai duhet të jetë instrument në shërbim të një qëllimi. Nuk mund të këtë unitet rreth atyre që nuk kanë legjitimitet, e aq më pak rreth atyre që janë përgjegjës dhe shkaktarë për situatën sot.

Janë bërë shumë gabime në të kaluarën në Kosovë e në dëm të saj nga ata që ishin dje e që vazhdojnë të jenë sot. Uniteti rreth klubit të stërvjetëruar politik do të ishte një tjetër gabim.

Vendit i duhen zgjedhjet të reja sa më parë që mundësojnë krijimin e një boshti legjitim e të duhur për unitet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori