LAJMI I FUNDIT:

Nagavci tregon emrat e deputetëve që nuk po e votojnë Vjosa Osmanin

Nagavci tregon emrat e deputetëve që nuk po e votojnë Vjosa Osmanin

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci përmes një postimi ka përmendur emrat e deputëve dhe partitë politike që nuk po votojnë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Nagavci në Facebook ka shkruar se mosmarrja pjesë në votim e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.


“Mosmarrja pjesë në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme. Pra nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletvotimit në kuti. Sot Presidenten nuk po e votojnë: PDK-ja,  7 deputetë të AAK, Lista Serbe, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe 2 deputetët minoritarë të afërt me listën serbe”, shkruan Nagavci. /Telegrafi/