Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar lidhur me padinë që Asociacioni i Komunave të Kosovës ka parashtruar ndaj MASHTI-t për shkak të kontratës kolektive.
Nagavci përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se prej vitit 2014 janë nënshkruar tri kontrata kolektive në mes të MASHTI dhe SBASHK, të tria në prag të procesit zgjedhor dhe asnjëra prej tyre nga qeverisja e LVV-së.
Ministrja thotë se për asnjërën nga këto kontrata kolektive nuk është bërë vlerësimi i ndikimit financiar dhe asnjëra prej tyre nuk është regjistruar në Ministrinë e Punës, siç parasheh legjislacioni në fuqi.
“Për sqarim kontrata e parë në vitin 2014 është nënshkruar në mes të ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Atë kohë, ishte Qeveria PDK-LDK kurse ministër i Financave, Bedri Hamza. Kontrata e dytë e vitit 2017, nënshkrues të kontratës kanë qenë ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Atëkohë ka qenë Qeveria PDK-LDK kurse ministër i Financave, Avdullah Hoti. Kontrata e tretë e vitit 2021. Nënshkrues të kontratës kanë qenë ish-ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ka qenë Qeveria PAN m( PDK-AAK-NISMA) dhe ministre e Financave, Hykmete Bajrami”, ka thënë ajo.
Nagavci ka shkruar se nga Ministria e Financave janë njoftuar zyrtarisht që sipas legjislacionit në fuqi, për çfarëdo nisme të re qeveritare duhet të bëhet vlerësimi i ndikimit buxhetor dhe duhet të lëshohet një opinion i pavarur.
Sipas saj, kryetarët e komunave, të cilët kanë paraqitur padi janë pjesë e partive politike që kanë qenë në pushtet kur janë nënshkruar këto kontrata dhe nuk kanë planifikuar asnjëherë buxhet.
Postimi i plotë:
Nga mediat jam informuar se disa komuna kanë ushtruar padi ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shkak të dëmit që u është shkaktuar nga zbatimi i kontratës kolektive për sektorin e arsimit.
Prej vitit 2014 janë nënshkruar tri kontrata kolektive në mes të MASHTI dhe SBASHK, të trija në prag të procesit zgjedhor dhe asnjëra prej tyre nga qeverisja e LVV.
Për asnjërën nga këto kontrata kolektive nuk është bërë vlerësimi i ndikimit financiar dhe asnjëra prej tyre nuk është regjistruar në Ministrinë e Punës, siç parasheh legjislacioni në fuqi.
-Për sqarim kontrata e parë në vitin 2014 është nënshkruar në mes të ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Atë kohë, ishte Qeveria PDK-LDK kurse ministër i Financave, Bedri Hamza.
-Kontrata e dytë e vitit 2017, nënshkrues të kontratës kanë qenë ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Atëkohë ka qenë Qeveria PDK-LDK kurse ministër i Financave, Avdullah Hoti.
-Kontrata e tretë e vitit 2021. Nënshkrues të kontratës kanë qenë ish-ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ka qenë Qeveria PAN m( PDK-AAK-NISMA) dhe ministre e Financave, Hykmete Bajrami.
Nga Ministria e Financave jemi njoftuar zyrtarisht që: Sipas legjislacionit në fuqi, për çfarëdo nisme të re qeveritare duhet të bëhet vlerësimi i ndikimit buxhetor dhe duhet të lëshohet një opinion i pavarur. Departamenti i buxhetit si njësi përgjegjëse për të pranuar kërkesat për vlerësim të ndikimit buxhetor, nuk ka pranuar asnjë kërkesë për të dhënë opinion për vlerësimin e ndikimit buxhetor në lidhje me Kontratën Kolektive në arsim, pra nuk ka pasur ndonjë planifikim buxhetor për gjithë kontratën kolektive.
Kjo tregon se qëllimi i vërtetë i qeverisjeve të kaluara nuk ka qenë zbatimi i kontratave kolektive, por kalkulimet elektorale, pjesë e të cilave është bërë edhe udhëheqja e SBASHK-ut. Pavarësisht zotimeve në kohë fushate, mesimdhenesit çdo herë janë detyruar të shkojnë në gjykata për t’i marrë pagat përcjellëse..
Ndonëse kontratat janë nënshkruar që nga viti 2014, vetëm prej vitit 2019 kanë filluar të ndahen mjete për pagat përcjellëse pas pensionimit, për çka jam angazhuar edhe personalisht sa kam qenë deputete e Kuvendit të Kosovës në vitin 2018, duke paraqitur amendament të veçantë për këtë në Ligjin e Buxhetit.
Kryetarët e komunave, të cilët kanë paraqitur padi janë pjesë e partive politike që kanë qenë në pushtet kur janë nënshkruar këto kontrata dhe nuk kanë planifikuar asnjëherë buxhet.
Disa prej tyre madje edhe në pozita të larta shtetërore. Të njejtit nuk kanë reaguar as në publik e as brenda subjekteve të tyre politike për efektet që mund t’i kenë këto kontrata në buxhetin e shtetit pavarësisht a bëhet fjalë për nivelin shtetëror a komunal e as nuk kanë ndikuar që këto mjete të planifikohen përgjatë këtyre viteve.
Gjatë kësaj periudhe nuk është dëgjuar as zëri i Asociacionit të Komunave të Kosovës, i cili gjatë gjithë kësaj kohe me zell po e bën avokatin e komunave në përgatitjen e padive dhe po ngritë cështje të shumta në pengim të punës së institucioneve.
Si Qeveri e Republikës së Kosovës po ballafaqohemi me pasojat e veprimeve të pararendësve tanë, por nuk do të lejojmë as zhvatjen e buxhetit të shtetit e asgjë tjetër që bjen ndesh me ligjin.
Me vullnet do të adresojmë tek organet kompetente pretendimet për çdo shkelës të ligjit ashtu siç do të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme për secilën nga situatat me të cilat po ballafaqohemi duke respektuar legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Fatmira Hajdari: Azemin dy herë e kam parë duke qarë – njëra ishte kur nisi lufta në Kosovë

Ish-kryeinspektori i AKI-së që po “lufton” Serbinë në YouTube e Tik-Tok

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit