Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknolgjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka ndarë mirënjohje për Era Sylën,e cila ka fituar medaljen e argjendtë në Olimpiadën Matematike Evropiane për vajza 2021.
Ministrja tha se është shumë e lumtur që një vajzë e re si Era arrin suksese të tilla, duke shtuar se e mirënjohja për këtë nxënëse, është mundësi e mirë që të motivojmë të gjitha vajzat dhe djemtë se me angazhim dhe punë arrihen sukseset.
“Ministrja Nagavci theksoi se edhe në programin qeverisës është paraparë mbështetja për të gjitha nivelet dhe se fokusi do të jetë në identifikimin e talentëve të rinj”, thuhet në njoftimin e bërë nga MASHTI.
Tutje, në njoftim thuhet se “nxënësja Era Syla, e falënderoi ministren Nagavci për mirënjohjen dhe tha se shpreson që pas studimeve në ShBA të kthehet në Kosovë e t’i inspirojë të rinjtë që të ndjekin rrugën e saj”.
“Ajo po ashtu, ka falënderuar Shoqatën e Matematikanëve dhe Institutin Atomi për përkrahjen e fëmijëve me aftësi të jashtëzakonshme”, vijon njoftimi.
Ndryshe, në prill të këtij viti është mbajtur Olimpiada e 10-të Evropiane e Matematikës për vajza-EGMO 2021, në të cilën ekipi i Kosovës, përkatësisht nxënësja nga Kosova, Era Syla fitoi një medalje të argjendtë.
Kjo është medalja e parë e argjendtë e Kosovës në një olimpiadë të tillë prestigjioze ndërkombëtare.
Era Syla është atomiste e identifikuar nga Instituti Atomi, e cila edhe vitin e kaluar ka fituar Medalje të Bronztë në EGMO 2020.
Era tashmë është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër universitetet më të mira të botës, në Massachusetts Institute of Technology (MIT) në SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Mes tensioneve në veri, Kurti takon ambasadorin Hovenier

Takim i veçantë Rama-Meloni, puthje dhe përqafime midis dy kryeministrave

Blinken nga Olso kërkon nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet në veri

Pas takimit më Kurtin, Hovenier: Nuk mund të them se ia kam ndryshuar qëndrimin për veriun

Kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Policia thotë se sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri u krye nga një grup kriminelësh

Telegrafi

Tregu.Biz

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës