LAJMI I FUNDIT:

Nafta në Shpirag, Rama: E cilësisë më të lartë, e njëjtë me atë premium të Arabisë Saudite, investimi fillestar 3 miliardë euro

Nafta në Shpirag, Rama: E cilësisë më të lartë, e njëjtë me atë premium të Arabisë Saudite, investimi fillestar 3 miliardë euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti këtë të mërkurë një konferencë për media ku u ndal tek zbulimi i një rezerve të madhe gazi natyror dhe nafte në malin e Shpiragut në Berat.

Rama tha se kompania që mere me kërkimin e naftës në këtë zonë pritet të kryej një investim fillestar prej 3 miliardë euro, por projeksionet finale të investimit shkojnë deri në 7 miliardë euro, sipas kryeministrit.


Ai shtoi se nafta e Shpiragut është e një cilësie premium të ngjashme me cilësinë e Arabisë Saudite, sipas analizave të kryera në laboratorët holandezë.

“Pas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është e të njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite. Investimi i parashikuar dhe projekti që do të realizohet nis me 3 miliardë euro dhe projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, pasi të fillojë puna për një sërë shpimesh për nxjerrjen e kësaj pasurie është 7 miliardë euro. Një investim që parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës për depozitimin e rezervës dhe ndarjen në gaz, naftë dhe sulphur. Kjo e treta ka rëndësi të të veçantë pasi krijon një bazë qoftë për prodhimin e imputeve bujqësore, qoftë një bazë për prodhimin e produkteve kozmetikë”, tha Rama.

Zbulim i rëndësishëm në Shpirag, Rama: Është gjetur sasi e madhe gazi e nafte me cilësi të lartë
Lexo po ashtu Zbulim i rëndësishëm në Shpirag, Rama: Është gjetur sasi e madhe gazi e nafte me cilësi të lartë

Me të ardhurat nga kjo pasuri, Rama theksoi se do të krijohet një fond sovran që do të përdoret për të ndihmuar ekonominë në të ardhmen, por do t’i vijë në ndihmë dhe skemës së pensioneve. Rama tha se ata të cilët kanë jetuar dhe punuar në Shqipëri kanë të drejtë që në pension të marrin shpërblimin e tyre nga kjo pasuri.

“Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se prej 1 viti ne kemi filluar punën për ngritjen e fondit sovran të Republikës së Shqipërisë. Qëllimi kryesor në ngritjen e fondit sovran është balancimi i të ardhurave nga rezerva dhe vënien në dispozicionin të një pjesë të të ardhurave për të ardhmen për gjeneratata e tjera.

Fondi ynë sovran do të ketë një profil i cili do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe për balancimin e gjithë barrës së tmerrshme të trashëguar nga e shkuara, mbi parimin etik që kjo pasuri është qoftë atyre që jetuan dhe punuan në këtë vend dhe nuk patën pjesën e tyre, por qoftë dhe atyre që lindin sot në këtë vend dhe do të kenë pjesën e tyre.

Fondi Sovran është një fond investimesh që një pjesë të tyre i vendos në tregun ndërkombëtar për t’i shumëfishuar”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori