LAJMI I FUNDIT:

Nafta e papërpunuar tregtohet me 73.39 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar tregtohet me 73.39 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës së papërpunuar është duke u tregtuar me 73.39 dollarë për fuçi në nivelin më të lartë që nga nëntori i 2014-së.

Nafta e papërpunuar brenda dy javëve të fundit është rritur për 12 për qind, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sinjalizuan se do të zbatojë në mënyrë agresive sanksionet ndaj Iranit, pas shkëputjes së marrëveshjes nga presidenti Donald Trump, përcjell Telegrafi.


Pavarësisht zotimeve të Arabisë Saudite për furnizim shtesë, shqetësimet po shkallëzojnë se prodhimi i reduktuar iranian do të rrisë më tej një treg që ballafaqohet me zvogëlimin e inventarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ndërprerje kanadeze të naftës, si dhe trazira në Libi.

Çmimi i naftës duket se do të qëndrojnë në nivele të forta për pjesën tjetër të këtij viti dhe në vitin 2019 falë ndërprerjeve të furnizimeve shtesë nga vendet e OPEC-ut, të cilët nuk arrin të përmbushë kërkesën në rritje. /Telegrafi/